Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, si i dyshuar për një vepër penale.
Policia sqaron se në momentin që punonjësit e saj do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C., 36 vjeç, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij personi, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e tij në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Personat e përfshirë në konflikt kanë goditur policët, dhe dy prej tyre kanë mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A. C 36 vjeç, banues në Vlorë
- D. M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
- S. N., 23 vjeç, banues në Vlorë.
- K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe:
Dalin pamjet/ Sherri në Vlorë ku plagosën dy efektivë policie