Pas zhvillimit të protestës së sotme, që nisi në orën 11:00 me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skçnderbej” dhe zhvendosjen drejt Kryeministrisë, një grup prej tyre së bashku me aktivistë kanë vendosur të qëndrojnë aty për 24 orë.
Sipas tyre, ky akt bëhet për të marrë vëmendjen e plotë të qeverisë, në mënyrë që ajo të ndërhyjë në uljen e çmimeve.
Në një moment, protestuesit dhe efektivët e policisë janë përplasur me njëri-tjetrin. Uniformat blu tentuan t’i largonin qytetarët nga sheshi, por u përballën me rezistencën e tyre.
“Mos më prek me dorë. Këtu do të rri. Këtu do të plasë revolta më keq”, u shpreh një prej protestuesve.
“Jeni institucion kriminelash. Nuk ju vjen turp”, u shpreh një banor tjetër.