Një adoleshent me ngjyrë u vra në SHBA, në një qytet pranë vendit ku u vra Michal Brown në gusht. Vrasja e këtij të fundit provokoi shumë protesta në mbarë vendin.
Policia e kontesë së St. Louis thotë se personi që u vra, kishte nxjerrë një armë në një pikë karburanti dhe ia kishte drejtuar një oficeri.
Një grup protestuesish ishin në skenën e ngjarjes në Berkeley.
Viktima është Antonio Martin, 18 vjeç.
Berkeley është rreth tre kilometra e gjysëm larg vendit ku u vra Micheal Brown.