Aktualitet

Policia vret një 16 vjeçare afro-amerikane në Ohio, shpërthejnë protestat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 21/04/21 |
mapo.al

Policia e Ohios ka qëlluar për vdekje një vajzë afro-amerikane 16-vjecare. Agjentët e policisë kanë reaguar ndaj një përpjekjeje për sulm me thikë. Çdo gjë ndodhi pak minuta para se të merrej vendimi për agjentin e policisë që vrau një vit më parë George Floyd





Kryebashkiaku i Columbus, Andrew Ginther konfirmoi ngjarjen duke shkruar në profilin e tij në Twitter se një vajzë e re kishte humbur jetën në mënyrë tragjike.


Agjentët e policisë të përfshirë kishin kamera trupi të cilat janë sekuestruar dhe po analizohen në kuadër të hetimeve që kanë nisur për të zbardhur atë që ka ndodhur.





Kryebashkiaku premtoi se do të bënte publik çdo detaj, dhe u bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hetuesit të kryejnë punën e tyre.



Viktima është Ma’Khia Bryant. Tezja e saj tha për mediat se adoleshentja jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër.


Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia. Menjëherë pas publikimit të lajmit shpërthyen protesta në të gjithë qytetin.

<
>
2d443559-f53f-4de2-a347-7e8f0fe10956-_55A1741 68b5855b-056d-449b-a0ca-38cdb88ee505-_55A1596 52a145f8-c2a1-4e88-abc2-60f8799152c6-guilty_verdict_ac_16 dfaa614b-a03d-4262-9647-b4641f3a697c-guilty_verdict_ac_22 098a2d6e-6c07-4b4f-912a-e77fdb871c0e-guilty_verdict_ac_21 bc677b34-1621-4480-b0df-7a12aabafd32-guilty_verdict_ac_19 8854835f-5558-44fe-a397-7107895f1c79-guilty_verdict_ac_23 d1f9aaac-6854-473c-9740-174910a6bd8f-IMG_4745 913387e9-b4e9-4951-97df-7591d5ac3870-guilty_verdict_ac_27 c74e0270-282c-427e-998e-027c995d86eb-guilty_verdict_ac_26 cde05a12-2b3b-4320-966a-af68a05fd412-guilty_verdict_ac_30 6b5226a0-d100-479e-a37c-6b55e8a05a59-guilty_verdict_ac_33 83cf9ca4-83fd-4d01-b6bc-b5a25e60b14e-ceb_legion_lane_shooting_BLV_05 Ohio
1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas