Aktualitet

Policia: Si u gjet i braktisur jahti turk “Atik Bey” në Shëngjin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 07/09/19 |
ro ot

Policia e Lezhës ka dhënë informacion, disa orë pasi media raportoi për një jaht luksoz që u gjet i braktisur në ujërat e Adriatikut, në afërsi të Shëngjinit. Policia thotë se “nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumenta me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij”.






Njoftimi i plotë:


Më datë 06 shtator, rreth orës 21:00 , rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik, është konstatuar një mjet lundrues tip Jaht me mbishkrim ATIK BEY.







Policia Kufitare e Shëngjinit në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe Kapitenerinë, transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar.



Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumenta me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Lezhë, autobusi përplaset me kamionin


Në bashkëpunim me Interpol Tirana po vijojnë verifikimet në bashkëpunim me homologët si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

<
>
0 jahti jahti

Lexo edhe:

Gjendet një jaht luksoz i braktisur në Shëngjin, ja kujt i përket

1


Etiketa: , , , ,

Pas