Thursday, May 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Politika e jashtme e Presidentit Biden gjatë vitit të parë në detyrë

by mapo.al
16/12/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Nga Patsy Widakuswara

Presidenti Joe Biden erdhi në Shtëpinë e Bardhë me mesazhin “Amerika është rikthyer” ndërsa premtoi se diplomacia do t’i zërë vendin fuqisë ushtarake, si instrumenti kryesor i politikës së jashtme amerikane.

2021 shënoi zhvillime të rëndësishme për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Një tërheqje kaotike nga Afganistani në gusht, e vlerësuar gjerësisht si dështimi më i madh i vitit të parë të Presidentit Biden në detyrë.

Politika e jashtme e Presidentit Biden gjatë vitit të parë në detyrëMichael Kugelman, analist për Azinë Jugore në Qendrën Wilson, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Terrorizmi është intensifikuar dhe marrja e drejtimit nga talebanët ka çuar në sanksione që e kanë vënë Afganistanin në një pozitë krize të thellë, që mund të çojë në uri masive. Tërheqja e përshpejtuar kaotike amerikane shihet si e lidhur me këto rezultate.”

Tërheqja është në përputhje me objektivin e administratës për të ulur angazhimin ushtarak në Lindjen e Mesme.

Por sfidat mbeten, përfshirë tensionet ekzistuese mes Izraelit dhe palestinezëve si dhe përpjekjet e ngecura për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të fuqive botërore me Iranin. Administrata e Presidentit Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja në vitin 2018.

Pas katër vitesh të politikës së ish-Presidentit Trump “Amerika e para”, mesazhi i Presidentit Biden është se “Amerika është rikthyer”.

“Do të mbështesim aleatët dhe miqtë dhe do të kundërshtojmë përpjekjet e vendeve më të forta, që dominojnë ato më të dobëta, qoftë përmes ndryshimit të kufijve me forcë, shtrëngimeve ekonomike, shfrytëzimit teknik apo dezinformimit. E theksoj, ne nuk po kërkojmë një Luftë të Ftohtë të re, apo një botë të ndarë në blloqe të ngurta.”

Presidenti Biden ka përcaktuar vijën ndarëse, atë që ai e quan luftë mes demokracive dhe autokracive. Ai bashkoi në dhjetor më shumë se 100 vende të botës në Samitin për Demokracinë, me përjashtim të Presidentit Xi Jinping të Kinës dhe Presidentit Vladimir Putin të Rusisë, të cilët i takoi veçmas virtualisht, duke përforcuar një tematikë themelore në doktrinën e tij të politikës së jashtme.

Profesorja e shkencave politike në Kolegjin Wellsley, Stacie Goddard, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Bashkëpunimi global për çështje komplekse, ku kërkohet bashkëpunimi me Kinën dhe Rusinë, për çështje si klima dhe pandemia, por nga ana tjetër, duke iu përmbajtur linjës se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me demokracitë dhe Amerika është një vend demokratik. Shtetet e Bashkuara e trajtojnë një sfidë autoritare, si një sfidë të rëndësishme.”

Kina, aktualisht një kundërshtare e rëndësishme me fuqi ushtarake dhe ndikim gjeopolitik, ka përparësi në politikën e jashtme të Presidentit Biden. Ndërkohë, rivali tjetër Rusia, ka mobilizuar dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën.

Andrew Lohsen, analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Rusia nuk është një problem i zgjidhur. Është ende një aktor kryesor, që ka interesa të kundërta me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë. Një problem që nuk mund të lihet pas dore. Po shohim një qëndrim të Federatës Ruse, për t’u kujtuar Shteteve të Bashkuara se interesat e Moskës nuk mund të injorohen.”

Një problem tjetër i pazgjidhur është edhe Koreja e Veriut, ndërsa Uashingtoni nuk është i gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje, nëse udhëheqësi Kim Jong Un nuk angazhohet për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore.

JU SUGJEROJME

Ministri i Mbrojtjes: Ja pse kërkuam raketë anti-tank
Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes: Ja pse kërkuam raketë anti-tank

26/05/2022
Ministrja e Arsimit: Ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon në 6.5
Aktualitet

Ministrja e Arsimit: Ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon në 6.5

26/05/2022
Shqipëria i jep ‘dritën jeshile’ hyrjes në NATO të Finlandës dhe Suedisë
Aktualitet

Shqipëria i jep ‘dritën jeshile’ hyrjes në NATO të Finlandës dhe Suedisë

26/05/2022
Ish-zëdhënësja e Berishës bën deklaratën e papritur për Ramën: Një nga njerëzit më të zgjuar
Aktualitet

Ish-zëdhënësja e Berishës bën deklaratën e papritur për Ramën: Një nga njerëzit më të zgjuar

26/05/2022
Next Post
Ambasada e SHBA publikon shifrat e non grata: Asnjë vendim nuk është kthyer

Ambasada e SHBA publikon shifrat e non grata: Asnjë vendim nuk është kthyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ministri i Mbrojtjes: Ja pse kërkuam raketë anti-tank
  • Ministrja e Arsimit: Ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon në 6.5
  • Shqipëria i jep ‘dritën jeshile’ hyrjes në NATO të Finlandës dhe Suedisë
  • Ish-zëdhënësja e Berishës bën deklaratën e papritur për Ramën: Një nga njerëzit më të zgjuar
  • Ballist Morina dërgohet në paraburgim në Durrës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In