Politika në përgjithësi është bërë kaq e lexueshme.
Duket se kjo është një nga arsyet se përse nuk ngjit kaq shumë tek njerëzit.
Një ditë më parë, opozita shqiptare shpalli nisjen e mosbindjes civile.
Kjo nuk është hera e parë që opozita flet për mosbindje civile, pa përcaktuar se çfarë do të thotë kjo.
Pak pas kësaj deklarate të opozitës, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e parashikoi reagimin që do mbajë kryeministri Edi Rama.
“Shih kur të fillojnë deklaratat dhe shkrimet propagandistike me temë: “PD e LSI dhe e gjithë opozita është bërë bashkë për tu mbrojtur nga Reforma në Drejtësi!”…
“Forca e Ligjit” do jetë togfjalëshi që do përdoret…
Të parashikueshëm janë, apo jo?” shkroi Manjani.
Në fakt të martën, kryeministri Edi Rama tha se qëllimi i opozitës është që të bllokojë integrimin e Shqipërisë dhe të shmanget nga reforma në drejtësi.
Ai përmendi edhe një fakt, që është komentuar ditët e fundit nga portale pranë qeverisë, që opozita kur ishte në pushtet kishte planifikuar që pagesa për Rrugën e Kombit të ishte 8-9 Euro.