Politika shqiptare bëhet bashkë për Pashkët, mesazhe për reflektim

Politika shqiptare ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve. Presidenit Ilir Meta tha se kjo ditë duhet të jetë një moment reflektimi për t’i treguar Evropës se vlerat tona triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh.

“Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e pareshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar”, uroi Meta.



Kryeparlamentari Gramoz Ruçi uroi besimtarët duke publikuar një foto me Papa Franceskun, ndërsa thotë se kjo ditë na kujton se Shqipëria e ka zanafillën në rrënjët e Krishtërimit dhe qytetërimit evropian.

“Bashkë me gëzimin e natyrshëm, Pashkët janë një meditim për secilin, që të bëjë sakrificën e tij”, thuhet në urimin e Ruçit.

 

Ndërsa kryeministri Edi Rama në Facebook ka postuar një foto nga vendi ku mësoi dhe u rit At Gjergj Fishta. “Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUAR”, shkruan Rama.

 

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha zgjodhi kishën e Shen Ndout në Laç, për të uruar besimtarët. “Sot kam një urim për gjithë shqiptarët. Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër dhe motra nën zotin në këtë ditë të zotit për një Shqipëri të paqes”, shprehet Basha.


Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php on line 13

JU SUGJEROJME

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.