fbpx

Aktualitet

Politikani i Kosovës: Ja kush ia përgatiti Ramushit skenarin e Hagës





               Publikuar në : 22:22 - 19/07/19 |
mapo.al

Pas vendimit të Ramush Haradinajt për dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit, ish deputeti i LDK në Kosovë, Adem Salihaj, thotë se ishin pikërisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ata që përsëritën skenarin për ta  dërguar në Hagë Ramush Haradinajn.


Salihaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kjo qeveri ishte në prag të rënies, pasi parlamenti ishte i bllokuar dhe u shkelën ligjet dhe kushtetuta.



“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t’i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta”, shkruan Salihaj.


Ja postimi i plotë:

Po përsëritën skenarët e mëhershëm, Ramushi sërish dërgohet në Hagë me skenar të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjithsesi, kjo qeveri ishte në prag të rënjes, parlamenti ishte i bllokuar që nga fillimi, u shkelën ligjet dhe kushtetuta, asnjëherë Kosova nuk ishte në gjendja kaqë të keqe.

Lajmi i mirë është se Kosova do të shkojë në zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t’i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta.

Zërat se LDK dhe VV duhet te shkojnë në zgjedhje ndaras, janë zëra të porositur dhe koordinuar nga SHIK-u dhe PDK-ja. Koalicioni parazgjedhor LDK-VV do të krijonte eufori për fitore dhe do të krijonte mundësi të mëdha që qeveria të krijohet nga një shumicë shqiptare e të mos varet nga votat e serbëve të dirigjuar nga Beogradi.

 


Etiketa: , , , , ,

Pas