Një koment përçarës dhe që nxit urrejtje, i publikuar nga kryetari racist i partisë ksenofobe italiane Legha Nord, Matteo Salvini, ka patur një efekt të kundërt, duke i bashkuar italianët dhe shqiptarët edhe më shunmë, falë historisë dhe të kulturës së ngjashme mes popujve, që injoranca përpiqet të godasë.
Edhe pse komenti i tij është bërë në janar në Facebook, komentet vazhdojnë të jenë aktive edhe sot.
Salvini, duke publikuar një video të refugjatëve shqiptarë të vitit 1991, të cilët vërshuan me anije drejt Italisë, për shkak të skamjes ekonomike që kishte pzushtuar vendin, shkruante: “Jo vetëm të rinjtë tanë janë të detyruar të shkojnë jashtë për të kërkuar punë, por PENSIONISTËT tanë po ia mbathin në SHQIPËRI që të mbijetojnë! Mezi pres ta dërgoj në shtëpi këtë qeveri që i URREn italianët! Forca, BASHKË mund t’ia dalim!”.
Ndaj disa komenteve të simpatizantëve ekstzremistë të partisë së tij, ka reaguar një shqiptar me emer Eduart Kola, që i shkruan një komentuesi në mënyrë brilante dhe prekëse:
“Z.Marcaurelio, unë jam një katolik shqiptar që po të shkruaj. Kisha e parë katolike u themelua pikërisht në Shqipëri, Pjetri u zhvendos në Itali në ekzil nga romakët, sa për informacion. Sa për dijeninë tuaj shqiptarët kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore kur ju i përndoqët dhe fill më pas ndihmuan edhe italianët që ndiqeshin nga gjermanët, ishin piëkrisht familjet myslimane që strehonin italianët që po fugonin, dhe ndanin copën e bukës me ta, duke mbledhur paratë e pakëta të familjes për t’iu prerë biletën e kthimit për në Itali. Këtë mund të ta tregojë Albano Carissi…babai i tij është një prej atyre italianëve. (Emri Albano është në dner të Shqipërisë). Nëse Papa sot flet ëpr dhembshurinë mund të them me krenari se nuk ekziston në Evropë një vend më i dhembshur së Shqipëria… duhet të të bëjë të reflektosh Nënë Tereza e Kalkutës. Megjithatë ne nuk jemi as katolikë, as myslimanë, as ortodoksë.. ne jemi shqiptarë, bijtë e shqipes, dhe jemi të gjithë vëllezër, dhe feja është gjithnjë në plan të dytë. Megjithatë injornca juaj nuk e emriton përgjigjen time, por është njëfarë dhembshurie edhe kjo.
Po kaq e denjë ka qenë edhe përgjigja që i ka dhënë një italian me emrin Roberto Rubolino, komentit të mësipër:
Eduart mund t’iu përgëzoj për përgjigjen e saktë dhe inteligjente. Një prej atyre italianëve që shpëtoi në Shqipëri është edhe babai im që e fshehu familja e mamasë time (familja naci në Durrës) për ta shpëtuar nga gjermanët. Janë të shumtë injorantët italianë që nuk e njohin historinë dhe ëpr më tepër them se shteti dhe populli italian nuk u interesuan më për italianët që mbetën të bllokuar në Shqipëri 40 vjet, por ka qenë populli i mrekullueshëm shqiptar që i mikpriti italianët e mbetur në Shqipëri. Shqiptarët emigruan në Itali, punojnë dhe janë integruar në jetën italiane. Shprehja italiane se e gjithë bota është një fshat ëhstë tepër e drejtë. Nuk mund të përgjithësohen rastet e përveçme. Rrofshin populli shqiptar dhe populli italian.