Blog

Politikat Ekonomike në Fokusin e Biznesit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 01/07/20 |
Nga Stefan Pinguli

Kolonat Ekonomike të Shtetit Shqiptar


Ing. Doc. Stefan Pinguli *


Kolonat ekonomike ku shteti duhet të përqendrojë vëmendjenafatshkurtër dhe afatgjatë, mbështetur në një filozofi të qartë ekonomiko-juridike, si dhe të sektorëve shkencorë tekniko-profesionalë, janë: karburantet, mineralet, energjia ujore, turizmi dhe bujqësia.


Te këta sektorë, sa fitimprurës aq edhe punëdhënës, nga format shtetërore piramidale të viteve të kaluara, ndeshim papërgjegjshmëri, jolegjitimitet, të prejardhura nga egoizmi dhe antidemokracia partiake, ku prevalon mungesa e plotë e transparencës financiare dhe juridike si nga pushtetet e majta dhe ato të djathta.


Në numrin e datës 27 qershor Gazetës MAPO analizova shkurtimisht mundësitë e shfrytëzimit të këtyre kolonave energjetike shqiptare:

– KARBURANTET
– MINERALET
– HIDROENERGJINË

Sot po analizojmë turizmin e në numrin në vijim do të analizojmëbujqësinë.

TURIZMI
Kolona e katërt, turizmi, dhe pse më energjetiku, është më i pastudiuari. I lëvruar në mënyrë spontane, ka ecur në mënyrë diletanteske, pa kurrfarë strategjie afatgjatë. Në këtë kontekst duhet të shohim dy aspekte:

a) atë studimore–organizative
b) ekonomiko–juridik.

Në eksperiencën e vendeve ballkanike, si Kroacia, Mali i Zi etj.,mbizotëron ideja e ngritjes së një instituti me karakter turistik, i cili duhet të përmbajë dhe një sektor albanologjik në koordinim të plotë me Ministrinë e Turizmit, (e cila nuk duhet të ketë profil studimor, por vetëm organizativ) që të hartojë një masterplan për zonën bregdetare, ku dhe kërkesa për turizëm është më e madhe. Ky plan duhet të ketë në qendër të vëmendjes:

– Infrastrukturën rrugore, të paktën në nivelin ballkanik,
– Krijimin e qendrave “resorte” sidomos në bregdet,
– Ndërtimin e plotë të kolektorëve për përpunimin e mbetjeve publike dhe ndalimin e derdhjeve të tyre në det ose në basene ujëmbledhëse me karakter turistik,
– Riorganizimi dhe investimi i zonave arkeologjike – historike,
– Ndërtimi i një qendre informacioni turistik, të pajisur me një udhëzues të qartë turistik – albanologjik, duke e shoqëruar me ciceronë të certifikuar në nivelin e kolegëve ballkanik.

Nga pikëpamja e transparencës dhe përgjegjshmërisë marrëdhëniet turistike duhen parë edhe në krahasim me vendet ballkanike, për këtë:

– duhet të rishikohen taksat e sektorit turistik pasi, për faktin juridik–ekonomik, “turisti” nuk është vetëm klient, pra blerës produktesh ushqimore, konsumues hotelerish dhe “turesh” turistike, por dhe eksportues, në kuptimin e futjes së valutave nëvend. Ky sektor i tregut duhet të zhvishet nga taksat, në nivelin e eksportuesit të produktit vendës. Ky nuk është proteksion i shtetit ndaj këtij sektori, por detyrim juridik–ekonomik i tij.

– Duhet sa më shpejt të miratohet ligji i sponsorizimeve, të cilat janëenergji financiare të pashfrytëzuara, për fonde për sektorin turistik në përgjithësi dhe atë studimor (arkeologjik) në veçanti. Këto fonde gjenden me shumicë në dëshirën dhe nevojën e investitorëve për të promovuar produktet e tyre, nëpërmjet sektorëve studimorë – planifikues ose qendrave tregtare – arkeologjike – historike.

E njëjta gjë duhet thënë për sektorët sportivë që janë pjesë e marrëdhënieve në sektorin e turizmit në shumë drejtime, pasi turisti është edhe tifoz dhe i forcohen rrahjet e zemrës sportive, kur sheh ekip të investuar mirë dhe rezultativ. Përfundimisht, entet fiskale duhet të njohin si pjesë e kostove të plota prodhimi, elementin ekonomik “sponsorizim”.

– Sektori i turizmit është treg me interes bujqësor – industrial, i cili,me fluksin e turisteve, jo vetëm konsumon vlera të mëdha tëprodukteve, por dhe nxit për prodhime më të shumta dhe me cilësi më të mirë. Kjo shtysë nuk do të lërë jashtë loje sektorin e përpunimit industrial me produktet “Made in Albania”. Pra, sektori bujqësor përpunues vihet para sfidave të mëdha.

– Sektori i turizmit do të jetë dhe nxitës i forcave të punës si dhe i vlerave numerike dhe cilësore. Do nxisë specializime menaxherialeshërbimi me kamerierë, kuzhinierë, sportelistë e menaxherë, deri te shoferët e mjete të specializuara në këtë fushë. Me përllogaritje tëpërafërta, ky sektor, me një ecuri normale, do të punësonte 30 % tëforcave të përgjithshme të punës,

– Turizmi do të vërë në provë forcat studiuese në fushën Albanologjike, për të shfrytëzuar arkivat dhe për të vënë para turistëve vlerat e historisë dhe arkeologjisë shqiptare. Investimet nëqendrat arkeologjike–historike, si kështjellat, memorialet, objektet e kultit, muze etj., do të jenë një tjetër kërkesë e financave publike apo sponsorizimeve, për të nxitur turistët të vizitojnë vendin tonë.

Së fundmi, të gjitha angazhimet e sipërpërmendura në fushën turistike nuk janë vetëm vlera etike, njohëse dhe sociale, por dhe vlera tërëndësishme monetare që i shtohen  buxhetit të shtetit, duke nxitur mëtej shpenzimet publike.

Përgjithësisht themi se mbështetja e të ardhurave në katër kolonat e energjive të rinovuara financiarisht do të krijojë mundësi që buxheti i shtetit të mos shihet nga drejtuesit si një arkë kursimi, por si kreditues, promovues i lëvizjeve me karakter studimor dhe publik, për kapërcimin e gjendjes së pafund tranzitive në post-tranzicionin e shumëpritur europian.

Vijon…

*President i Akademisë “Rrënjët Tona”

LEXO EDHE: 

Politikat Ekonomike në Fokusin e Biznesit


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas