Aktualitet

Politikat Ekonomike në Fokusin e Biznesit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 04/07/20 |
Ing. Doc. Stefan Pinguli*

Kolonat Ekonomike të Shtetit Shqiptar


Ing. Doc. Stefan Pinguli *


Kolonat ekonomike ku shteti duhet të përqendrojë vëmendjenafatshkurtër dhe afatgjatë, mbështetur në një filozofi të qartë ekonomiko-juridike, si dhe të sektorëve shkencorë tekniko-profesionalë, janë: karburantet, mineralet, energjia ujore, turizmi dhe bujqësia.


Te këta sektorë, sa fitimprurës aq edhe punëdhënës, nga format shtetërore piramidale të viteve të kaluara, ndeshim papërgjegjshmëri, jolegjitimitet, të prejardhura nga egoizmi dhe antidemokracia partiake, ku prevalon mungesa e plotë e transparencës financiare dhe juridike, si nga pushtetet e majta dhe ato të djathta.


Në numrat e mëparshëm të Gazetës MAPO analizova shkurtimisht mundësitë e shfrytëzimit të këtyre kolonave energjetike shqiptare:

KARBURANTET;
MINERALET;
HIDROENERGJINË;
TURIZMIN.

Sot do të analizojmë bujqësinë.

SEKTORI I BUJQËSISË, PROBLEMATIKAT QË E SHOQËROJNË DHE ALTERNATIVAT QË MUNDËSOJNË ZGJIDHJE

Bujqësia dhe Ushqimi është sektori që përbën prioritet në ekonominëkombëtare të vendit, për vetë peshën specifike ende të lartë që ai zë nëGDP (22 %), si dhe përqindjen e popullsisë që vazhdon të jetë e angazhuar me këtë aktivitet (rreth 45 %). Megjithatë rritja e tëardhurave nga prodhimi bimor, blegtoral, agro-industria, peshkimi dhe pyjet mbetet një drejtim kryesor për zhvillimin ekonomik dhe social tëvendit.

Nisur nga ky këndvështrim zhvillimi i Sektorit të Bujqësisë dhe Ushqimit përbën një element shumë të fuqishëm, i cili mund dhe duhet të japë një impakt të shpejtë në treguesit e rritjes ekonomike në tërësi, rrjedhimisht të influencojë në mënyrë të ndjeshme në uljen e nivelit të varfërisë në vendin tonë.

Zhvillimi i sektorit të bujqësisë, duke përfshirë edhe atë të industrisëagropërpunuese është i kushtëzuar nga një numër faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm, porse deri tani, faktorët e jashtëm përgjithësisht nuk kanë qenë objekt i politikave agrare.

Duke marrë në konsideratë këtë fakt, është rasti të theksojmë se sektori i bujqësisë është parë dhe konsideruar përgjithësisht si jo atraktiv për kreditim, veçanërisht nga institucionet financiare, ndaj dhe kreditimi i bujqësisë vazhdon të mbetet një problem.

Gjithsesi, duhet theksuar se vitet e fundit ky qëndrim ndaj sektorit tëbujqësisë përgjithësisht ka ndryshuar, parë kjo kryesisht nëkëndvështrimin e mbështetjeve shtetërore. Përmendim këtu përveç skemave mbështetëse kombëtare të financuar nga shteti, edhe fondet nga Programet IPA, IPARD etj., të financuar në formë granti nga BE.

Por kjo është e pamjaftueshme dhe ende ka mjaft probleme në drejtim tëfinancimit dhe zhvillimit bujqësor. Ato burojnë kryesisht nga mos evidentimi i problematikave, me të cilat lidhet sektori i bujqësisë dhe nëthemel të tyre qëndrojnë çështje që kanë të bëjnë me mos ideimin dhe implementimin e një strategjie të rajonizimit të bujqësisë dhe zhvillimit të saj si sektor prioritar i zhvillimit të ekonomisë së vendit tonë.

Parë në këtë këndvështrim po rendisim disa nga problematikat më themelore që karakterizojnë sektorin e agrobiznesit dhe në mënyrë të veçantë, prodhuesit bujqësorë:

Pasiguria dhe konfuzioni ligjor mbi pronësinë e tokës bujqësore. Mosdhënia e titujve të pronësisë.

Numri i madh i fermave (rreth 350 000) dhe bashkë me të dhe ai i popullsisë rurale; prezenca e fermave të vogla dhe të fragmentarizuara ( mesatarisht 1,1 ha madhësia e fermës);

Mospërdorimi i tokës bujqësore. Para rreth 25 vitesh, në Shqipëri kultivoheshin rreth 670,000 ha tokë, ndërkohë që sot kultivohen jo më shumë se 420,000 ha. Lëvizjet e pareshtura migratore nga zonat rurale në drejtim të qendrave të mëdha të banuara apo të larguar jashtë vendit, kanë bërë që sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore të lihen djerrë.

Mungesa e politikave rajonizuese të prodhimit dhe bashkë me të dhe nivel i ulët i intensifikimit të prodhimit;

Në zonat rurale ballafaqohemi me një brez të ri jo sa duhet i apasionuar pas bujqësisë. Kjo mund të krijojë probleme të trashëgimisë së traditës, e cila mund të ketë efekte te zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve prodhuese, kryesisht tokës bujqësore;

Diversifikimi i skajshëm i prodhimit në fermë. Është tipari më themelor që bie në sy në fermën e vogël shqiptare. Kjo vjen për shkak të pasigurisë ushqimore, por edhe për shkak të riskut tregtar të konsiderueshëm dhe vështirësive të ndryshme të marketingut agrar;

Mungesa e mbështetjes financiare shtetërore të drejtpërdrejtë. Në këto vite fermeri shqiptar ka patur jo mbështetjen e duhur të drejtpërdrejtë nga shteti. Duhet theksuar se mbështetja ka qenë kryesisht indirekte, e tillë, si: privatizimi, liberalizimi, infrastruktura, këshillimi, kredi për mjete, grante, zakonisht në masë dhe numër të kufizuar dhe jo nga shteti etj.;

Vështirësitë financiare për sigurimin e inputeve dhe në mënyrë tëveçantë e ujit për vaditje;

Prezenca e një tregu financiar jo atraktiv për bujqësinë;

Struktura prodhuese joeficiente; statistikat tregojnë se aktualisht në prodhim mbizotërojnë struktura prodhuese që kanë për objektiv plotësimin e nevojave të familjes dhe jo tregun;

Niveli i ulët konkurrues në fushën e prodhimit bujqësor;

Mungesa e informacionit dhe e infrastrukturave etj.

Mungesa e subvencioneve të drejtpërdrejta dhe e politikave mbështetëse për aktivitete të veçanta me më shumë vlerë të shtuar.

Për këto arsye produktiviteti, prodhimi dhe të ardhurat nga bujqësia mbeten akoma mjaft të ulëta.

Problematika e mësipërme konvergon pa dyshim në mos përdoriminracional të tokës bujqësore. Situata e mësipërme ka bërë që:

Rritja e sektorit bujqësor të jetë nën mesataren kombëtare dhe njëherësh, shumë larg potencialeve reale të tij.

Të zbehet interesi për investime serioze në këtë fushë, në dobi të nxitjes së punësimit dhe rritjes së nivelit të prodhimit të produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe përpunimin e tyre të mëtejshëm.

Në dobi të zhvillimit të sektorit bujqësor të vendit, natyrshëm lind nevoja për një identifikim, vlerësim dhe analizë më të hollësishme të problemeve me të cilat përballet ky sektor. Ky hap do të na mundësojëidentifikimin e shkaqeve që e kushtëzojnë; pasojave ekonomike të lidhura me to; zgjidhjet potenciale (të mundshme); aktorët që duhet të kontribuojnë në zgjidhje, si dhe strategjitë & alternativat që mundësojnë zgjidhje.

Po rendisim me poshtë disa nga politikat që ofrojnë zgjidhje:

Abrogimi i ligjit 7501 për tokën bujqësore.

Përmirësimi dhe konsolidimi i statusit ligjor mbi pronësinë për tokën bujqësore.

Zgjidhja përfundimtare e dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore.

Rishikimi i Kodit Civil në lidhje me bazën ligjore për trashëgiminë dhe pronësinë mbi tokën, me qëllim shmangien e ndarjes fizike të tokës bujqësore dhe fragmentarizimin e mëtejshëm të fermave familjare.

Rritja e buxhetit për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare të fermave bujqësore dhe industrisë agropërpunuese në 200 milionë euro/vit.

Politika që stimulojnë rajonizim & intensifikim të prodhimit;

Zhvillimi i balancuar territorial, nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, zhvillimi i agroturizmit;

Nxitje e sistemit të kontraktimit në bujqësi;

Nxitje e organizimit të kooperativave të marketingut;

Nxitje e organizimeve të tipit “klaster” sipas filierave;

Zhvillimi i burimeve njerëzore;

Funksionimi dhe përsosja e një sistemi të arsimit të mesëm profesional bujqësor.

Funksionimi dhe konsolidimi i një sistemi unik të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor dhe riorganizimi i funksioneve dhe strukturave tëkërkimit në shkollat e larta. Riorganizimi i funksioneve të kërkimit mban parasysh edukimin nëpërmjet kërkimit, veçanërisht në nivelin e dytë (Master) dhe më tej në doktoraturë, në struktura e specialitete (drejtime diplomimi), që plotësojnë nevoja të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit, si dhe raportet ndërmjet lirisë akademike dhe kërkimit shkencor. Ai krijon kushte për zhvillimin e potencialit pedagogjik shkencor të shkollës së lartë, strukturave e njësive mbështetëse për kërkimin dhe zhvillimin eksperimental dhe nivelin e specialistëve që ajo përgatit (potenciali shkencor teknologjik).

Organizimi dhe funksionimi i tregut të tokës (shitblerja dhe qiradhënia); stimulim i qiradhënies;

Hartimi i një Programi Kombëtar të Ujitjes dhe Kullimit, me qëllim përmirësimin afatgjatë të sistemeve të ujitjes dhe kullimit përmes rikonstruksionit të atyre ekzistuese dhe ndërtimin e sistemeve të reja të bazuara në teknologjitë më të mira.

Strategji efektive për një zhvillim rural të qëndrueshëm;

Stimulim i zhvillimit të agroindustrisë;

Orientim të strukturave të prodhimit;

Produkte të reja për kreditimin me përparësi të përfshirjes së rinisëshqiptare;

Nxitje e organizimit të kooperativave kursim kreditit;

Trajnime në nivelin e fermave dhe agroindustrisë;

Nxitje të zhvillimit të aktiviteteve jobujqësore;

Zhvillim të potencialeve prodhuese në bujqësi: produktet bio, bletaria, bimët medicinale, akuakultura, agropylltaria etj.;

Trajnime në nivelin e gjithë aktorëve në zinxhirin e vlerës.

Megjithëse prirja është që si peshë specifike të ulet kontributi nga bujqësia, duhet theksuar se në vlerë absolute pesha e bujqësisë është nërritje dhe se vëmendja ndaj bujqësisë duhet parë si në drejtim të shtimit të potencialeve prodhuese, ashtu dhe të rritjes së eficiencës sëpërdorimit të tyre.

*President i Akademisë “Rrënjët Tona”


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas