Aktualitet

“Politiko ON/OFF”/ Gazetari Alfred Lela me emision te RTV Ora: Jemi të dy të persekutuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 23/09/20 |
mapo.al

Alfred Lela, duke nisur nga e hëna e 28 shtatorit, do i bashkohet RTV Ora me emisionin “Politiko ON/OFF”, çdo të hënë e të enjte ora 21:00, duke zëvendësuar Artur Zhejin me emisionin “360 gradë”.


Lajmi u bë publik gjatë emisionit “Tempora” të Sonila Meços, ndërsa detajet u dhanë nga vetë Alfred Lela dhe drejtoresha e Programacionit në RTV Ora, Brisida Shehaj.


I pyetur nga moderatorja e emisionit se, pse zgjodhi RTV Ora pikërisht në një kohë sekuestrosh dhe sulmesh ndaj presidentit të saj, Alfred Lela u përgjigj:



“Mua kjo më tërhoqi. Pozicioni i pafavorshëm në dukje i Orës dhe presidentit të saj, ardhja në një kohë të persekutimit të pushtetit. Unë jam një prej tyre, para pak muajsh më pak prekur vetë ky persekutim. Kështu që në këtë pikë jemi të ngjashëm dhe dua të ndaj një udhëtim me të ngjashmit. Kjo ishte”.


Sonila Meço: E nis në një televizion të sekuestruar…
Brisida Shehaj:
Ne jemi njësoj. Është i gjithë stafi, përveçse një sanitare që punon në bashkinë e Tiranës. Vetëm një kemi humbur gjatë këtij sekuestrimi. Do të jemi këtu deri në fund.



Etiketa: , ,

Pas