Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Politologu i UET/ Përplasja e Madhe. Si Rusia po e lufton Kosovën dhe Ballkanin

Recensë nga Florian Çullhaj: "Përplasja e Madhe" është padyshim një libër që dëshiron të provokojë. Libri "Përplasja e Madhe" i Enver Hoxhajt është një fotografi e realitetit politik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar

by us er1
30/05/2022
in Gjeopolitikë, Universiteti
0

Nga Florian Çullhaj 

Leximi i tij të shkakton një ndjesi binare, ose i pranon tezat e tij ose i refuzon ato, por kurrsesi nuk mund të mbetesh indiferent. Më shumë se informues, libri kërkon të përcjellë një këndvështrim faktik, realist të marrëdhënieve ndërkombëtare në kapërcyell të luftës në Ukraine. Bash kjo karakteristikë, është ajo që përbën një nga arsyet që ky libër do të ngjall kërshëri te lexuesi, por, mbase mbetet edhe kufizimi më i dukshëm i librit, veçanërisht nëse në të kërkojmë ato përgjigje që libri nuk mund të na japë, e as nuk i mëton t’i jap. Përplasja e Madhe nuk është një libër klasik historie, as i marrëdhënieve ndërkombëtare, aq më pak një studim me karakter shkencorë në këtë sferë. Siç shprehet dhe vetë autori; ‘libri është një punë origjinale, që nuk e gjen në artikuj shkencorë, as në artikuj eseistikë apo gazetareskë, por një produkt i një kulture më të thellë që e kam pasur në raport me Rusinë. Jo për shkak të simpatisë por domosdoshmërisë si Ministër i Jashtëm i Kosovës për shtatë vjet’.



Libri është një vepër e prekur thellësisht nga etosi gjeopolitik i kohës së sotme, mbështetur nga eksperienca e gjatë aktive e autorit në diplomaci, e cila padashur plotëson kriterin shkencor empirik, i njohur ndryshe si ‘vëzhgimi pjesëmarrës’. Që në krye të herës u davarit ideja se, Përplasja e Madhe është në disa aspekte rezultat i një shtjellimi personal, një sintezë, nëse mund të themi kështu, i një reflektimi të pjekur të autorit. Gjeneza e kësaj vepre buis nga idetë e lëvruara në artikuj mbi politikën e jashtme dhe gjeopolitikën, të botuara rregullisht në mediat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare. Pikërisht në sfondin e kësaj periudhe, analizat dhe këndvështrimet e autorit ruajnë parimin sine ira et studio.

Mendimi i tij vendoset në kontekst për një ngjarje që është in fieri, dhe për ata që vijnë nga bota e kërkimit, e kuptojnë fare qartë vështirësinë objektive të gjetjes së një konstante apo një status quo ante lidhur me pushtimin e Ukrainës dhe rezonancës mbarë botërore të kësaj ngjarje

Përgjatë leximit të librit, spontanisht lindin një sërë pyetjesh, por në këtë recensë të shkurtër do të kufizohem tek analiza e një pyetje të vetme: pse është kaq e rëndësishme tërheqja e vëmendjes së aktorëve shqipfolës, por jo vetëm, për statusin e papërfunduar të shtetit të Kosovës?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, duhet të fillojmë duke iu referuar periudhës së cilës Enver Hoxhaj i referohet. Gjykimet apo referimet historike të autorit i përgjigjen një plani sa të posaçëm po aq dhe të përgjithshëm, tipik për veprën në fjalë. Gjegjësisht, nevojën për kuptuar valencën historike të sulmit ndaj Ukrainës dhe sfida që autori i bën ‘shqiptarisë’, tejendanë kufirit, për domosdoshmërinë e pozicionimit si një komb historik, që duhet ta prodhojë historinë, në vend që të tërhiqet zvarrë prej saj. Thënë me fjalët e Enverit: ‘Nëse në Ukrainë lufta është konvencionale në Kosovë dhe Ballkan ajo është hibride’ dhe si e tillë kinse inekzistente.

Ideja bazë e librit është se, proceset njohëse dhe integruese të Kosovës duhet të jenë permanente, ato nuk duhet të ndalen më 17 shkurt 2008, por duhet të vazhdojnë sot, nesër e më tej. Paradigma Schmittiane e autorit zbulohet qartë në konfliktin që sheh ndërmjet dy forcave në terren: autokracisë dhe liberalizmit. Parimi i intensitetit të këtyre botëkuptimeve gjen shprehje të plotë, përkatësisht, te Rusia në njërën anë dhe te NATO e BE-ja, në anën tjetër. Ky parim u konkretizuan në ngjarje të fortë siç ishte dhe sulmi mbi Ukrainën. Vizioni i Enverit nuk dëshiron të jetë dualist, në fakt autokracia, ose Rusia, ka një ekzistencë autonome por jo të përjetshme, ajo është thjesht shprehje e zgjedhjeve të Vladimir Putinit, në kundërshtim me vizionin e një bote unipolare, të teorizuar nga Alexander Dugin. Për Enver Hoxhajn, pozicionimi politiko-teorik i figurave të sipërpërmendura nuk është rezultat i rastësisë apo i ambicieve të thjeshta personale, por ato shfaqen – për ata që kanë sy për t’i parë – si projekt (Dugin) dhe veprim (Putin) kundër demokracisë-liberale e cila tashmë është kthyer në një horizont, të cilën pothuajse mazhoranca e vendeve në mbarë botën kanë zgjedhur të ndjekin.

Në sytë e një lexuesi mendjemprehtë ky vizion mund të duket naiv, hiperrealist ose të paktën i njëanshëm. Pikërisht për këtë arsye libri duhet lexuar, jo si një libër shkencor, por si një libër reflektimesh mbi status quon e Kosovës sot, mbi natyrën kontradiktore të BE-së, preyencën gjithnjë e më imponuese të Kinës, por edhe mbi racionalitetin themelor që mund të shihet në historinë e Ballkanit, të dorës herë të dukshme e herë të padukshme të ShBA-së. Nga ky këndvështrim shpjegohet rëndësia e librit: imazhi që shfaqet është ai i një Kosove demokratike, së cilës i kërkohet të rikalibrojë pozicionin e saj në mozaikun ndërkomëtar tashmë të ndryshuar, në mënyrë që të vazhdojë të përcjellë figurën e një shteti garantues të drejtësisë dhe të vërtetës, kundër shtypjes dhe gënjeshtrës së autokracive moderne.

Libri Përplasja e Madhe i Enver Hoxhajt është një fotografi e realiteti politik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, qëllimi i të cilit është të koagulojë vëmendjen e aktorëve politik për domosdoshmërinë e formulimit të një strategjie të re për Kosovën. Ky këndvështrim ndryshon rrënjësisht nga të kuptuarit konvencional të fenomenit.  Si një adaptim i ri, libri synon të sfidojë disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare nga jashtë, përmes disa këndvështrimeve të nxjerra nga një vëzhgues pjesëmarrës.

Shpresoj se ky libër do të lexohet gjerësisht dhe gjithashtu shpresoj që lexuesi t’i qëndrojë leximit deri në fund, siç kam bërë dhe unë. Nëse duam të shmangim gabimin e së shkuarës, duhet të ndryshojmë drejtimin e vendimeve tona dhe të përfitojmë nga analizat reflektive si kjo e Enver Hoxhajt. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Gazetarë dhe diplomatë, në promovimin e librit të Mero Bazes
Kryesore

Gazetarë dhe diplomatë, në promovimin e librit të Mero Bazes

18/11/2022
Ekonomi

26.701 numri i bizneseve të mëdha në Shqipëri, u rritën edhe në kohë pandemie

31/10/2022
Next Post
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar

Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In