Ekonomi

Ponari: Paratë ishin të siguruara! Mediat: E dëmtuar është Lufthansa





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 10/04/19 |
mapo.al

Miliona euro u grabitën një ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, në një ngjarje ku mbeti i vrarë dhe një prej grabitësve, ndërsa ngjarja bëri xhiron e mediave botërore.


Por a ishte të siguruara paratë e grabitura? I ftuar në A2 Business Week, Avni Ponari, administratori i një prej kompanive të sigurimit në vendin tonë, u shpreh se paratë ishin të siguruara, por për të nuk është ky problemi.



“Paratë e Rinasit janë të siguruara. Por kjo nuk është fare e rëndësishme, e cila nuk është vetëm për vetëm për Shqipërinë, por edhe për opinionin botëror, si dhe për industrinë e sigurimeve, sepse një ngjarje e tillë lë gjurmë në të gjitha tregjet financiare. Kjo është një ngjarje e përsëritur. Vërtet u paguan edhe paratë e mëparshme që u vodhën, por problemi nuk është ky, por çfarë garancie ka sistemi financiar bankar në Shqipëri. Nëse tregjet financiare i ofrojnë besim të madh, deri më sot, tregut të sigurimeve, tashmë për tregun e sigurimeve do të jetë pak më e vështirë për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare të sigurimeve pas asaj që ndodhi. Ajo ngjarje është një dritë e kuqe në të gjitha tregjet botërore të risigurimeve. Sot në mëngjes, i gjithë tregu ka pasur telefonata nga kompanitë e mëdha se çfarë ka ndodhur. Kjo ishte një vjedhje e veçantë, pasi nuk ka ndodhur gjatë transportit, por në zemër të avionit dhe kjo është e rëndë dhe shumë negative”, u shpreh Ponari.


Ndërkohë, gazeta austriake Kleine Zeitung shkruan se e dëmtuara nga kjo grabitje nuk është Austrian Airlines, por kompania e dërgesave, Lufthansa Cargo. Raportohet se gjigandi gjerman i fluturimeve ka aplikuar për të marrë dëmshpërblimin nga siguracioni.

Më herët është thënë nga një drejtues i shoqatës së bankave në Shqipëri se kostot e grabitjes do bien sërish tek qytetarët shqiptarë, pasi do rriten tarifat e shërbimeve.

Shuma e parave të grabitura nuk është mësuar akoma. Kleine Zeitung shkruan se në thasë ka pasur euro dhe dollarë.


Etiketa: , , , , ,

Pas