Kryesore

Populli është europian, jo ti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 23/06/21 |
Mapo.al

Në një reagim të pritshëm pas dështimit për të disatën herë radhazi për të nisur zyrtarisht negociatat me BE-në, edhe pse na është thënë nga propaganda pas çdo refuzimi se ne i kemi çelur ato, Edi Rama ka sulmuar Brukselin dhe bashkësinë e vendeve anëtare.






Nuk është kursyer në kritika dhe shigjetime.


Këtë “Jo” të fundit, përveçse e quan faliment të BE-së, kryeministri ynë shpall se europianë jemi ne. Duke lënë të kuptohet se në fakt, sjellja e Unionit dhe e politikës së vendeve të kontinetit të vjetër, është ajo, jo-europiane.







Ka një spekullim të madh këtu, dhe përpjekje tinzare për të bërë populistin. Për të përfituar politikisht mbi një mossukses.



Duhet thënë dhe theksuar, se këtu tek ne, populli është europian, dhe politika, e sidomos udhëheqja aktuale, shumë pak e tillë. Në mos, tërësisht anti-europiane.



Nuk është europian një kryeministër që kontrollon çdo pushtet në vend, që sulmon kundërshtarët me secilin instrument, që shantazhon qytetarët me të dhënat personale në këmbim të votës, që ruan lidhjet me bandat e me krimin për të mbajtur pushtetin, që pasuron një grusht njerëzish.

Nuk është europian një kryeministër që zapton çdo hapësirë publike, që kontrollon mediat, që nuk lejon garë brenda partisë së tij dhe që nuk ndalon shprehjen e lirë të vullnetit të popullit.

Mburrja me aspiratën historike, me prirjen natyrale të shqiptarëve për Europën, për kulturën dhe stilin e saj të jetës, për vlerat që ajo përfaqëson, është një kakarisje e pavlerë që askush nuk e beson.

Eshtë kjo qeveri dhe ky kryeministër që shqiptarëve ua ka vështirësuar më shumë se kurrë më parë në këto 8 vite rrugën drejt integrimit. Vit pas viti, duke shtuar skepticizmin dhe kushtet e detyrimet.

Eshtë e papranueshmë dhe e dënueshme kjo sjellje, ku në vend se të mbajë përgjegjësi për dështimin në udhën drejt BE, sulmon familjen europiane, dhe rreket të marrë kredite nga orientimi dhe korpusi i shoqërisë dhe popullit, kur për vete demonstron orë e çast të kundërtën.

Një gjë është bërë e dukshme për këdo. Sa më shumë pushtet të ketë dhe sa më gjatë në pushtet të jetë rilindja, aq më larg Brukselit zhvendosemi.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas