Kryesore, Politika

“Popullit të marri armët”, Rama: Presidenti ndalohet të ketë opinione…

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama, prej nga ku ka folur mbi debatin me Presidentin Ilir Meta mbi mos dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm. “Së pari unë i kërkoj sinqerisht publikut mos ta marri seriozisht këtë status.


Ose faqen zyrtare të Metës e kontrollon Doktorresha dhe ka shkruar për të, ose Iliri është në atë gjendje që e ka parë edhe më parë publiku, që i bën thirrje popullit të marri armët sepse i hap gropën vetes me vendime irracionale dhe futet në atë situatë sa nuk duhet të merret seriozisht”, ka thënë Rama mbi statusin që Ilir Meta bëri kundrejt tij në Facebook ditën e sotme.

“Në vitin 2016 Ilir Meta e mori certifikatën e sigurisë brenda pak orësh për një aktivitet ku duhet të shkonte. Certifikata e sigurisë i jepet një personi që ka në posedim një dokument të klasifikuar dhe për sa kohë ai person nuk ka këtë dokument, nuk ka pse e do. Presidenti i Republikës ndalohet të ketë opinione, domethënë mund të ketë opinione, por jo për dekretimin e Presidentit.  Kjo është e rëndësishme pse Ilir Meta po e sfidon në mënyrë të përsëritur Kushtetutën. Meta ka vendosur se duke qenë në një trend papërgjegjshmërie, t’i thotë Kushtetuës, jam unë pa je ti. Zgjedhja e ministrave është tagër i kryeministrit sepse vendimi i tij është mishërimi i opinionit të shumicës së popullit dhe puna e Ilir Metës është thjesht dekretimi. Unë nuk e dua një konflikt institucional.

Në këtë rast e kam thyer heshtjen time sepse në këtë moment Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, ndaj një djali që mund të imitoj gjykime pozitive e negative ndaj opinionit publik, por nuk meriton njollosjen e qëllimshme të Metës e të tjerëve duke e përdorur si mish për tokë kundër Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Po përdor një  rrugë  antishqiptare, sipas së cilës, kush mendoka kundra si unë, përbëka një rrezik. Meta e ka shkelur kushtetutën me mosdekretimin e Lleshajt, me rikthimin e ligjeve në Kuvend sepse e ka humbur betejën politike”, tha Rama./klantv/

PasPara

1 koment

  1. ‘Certifikata e sigurisë i jepet një personi që ka në posedim një dokument të klasifikuar dhe për sa kohë ai person nuk ka këtë dokument, nuk ka pse e do’ thote Rama. Ne Korrik te 2018 G Cakaj e caktoi kryetar te grupit negociator per BE…si do ta bente detyren i mjeri Cakaj pa certifikate?! Ky u be pa dashje subject debatesh e hamendjesh por duket karriera e tij ne politike eshte drejt fundit (pa filluar akoma). Gjithesesi, ai mund te kontribuoje tek PS ku aderon aktualisht ose mund te punoje me Shkelzen Cakaj ne PT e Kosoves…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas