Aktualitet

Porositi dy vrasje, Prokuroria e Elbasanit çon në SPAK dosjen e Erjon Alibejt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:26 - 17/09/21 |
mapo.al

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskopetencë duke kaluar në SPAK dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve të verës së vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit.






Alibej akuzohet si porositësi i vrajes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj në korrik të vitit 2020 në Elbasan.


Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt më 20 dhe 27 korrik 2020.







Ndërsa në shtator të 2020-ës, zyrtarisht Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arrestua më 18 shtator me akuzën vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.



Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim

Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.



Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet dhe seanca paraprake ndaj 35-vjeçarit, ku GJKKO do të vendosë nëse do e kalojë apo jo për gjykim çështjen ndaj tij.

LEXO EDHE:

Arrestohet personi që porositi dy vrasjet në Elbasan (Emri+Detajet)

3


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas