Aktualitet

Porositi vrasjet e bujshme në Elbasan, dyshime se Erion Alibej paguhej nga grupi shqiptar në Dubai








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 19/09/20 |
mapo.al

Një ditë pas arrestimit të Erion Alibejt në Elbasan, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet si porositës i 3 vrasjeve, ka dyshime që Alibej paguhej nga grupet kriminale shqiptare, rezident në Dubai që trafikonin drogra të forta në Europë.


Ndonese policia thotë se ai ra në pranga si porositës i ekzekutimit të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, burime prane grupit hetimor bëjnë me dije se ka dyshime të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për t’i dhënë këtij të fundit një mesazh.


Burimet bëjnë me dije se rivaliteti mes dy grupeve në Elbasan e ka zanafillën në Itali për territorin e lëndëve të forta narkotike.


Nga një anë ishte grupi i Alibejt, por investimi i Talo Çeles në industrinë e drogës ka prishur balancën.


Çela kishte krijuar tashmë edhe grupin e tij ku pjesë e se cilës ishte edhe Emiljano Ramazani, të cilit vite më pas i bashkohet edhe i riu Regis Runaj.


Ndërkohë i arrestuari i mbrëmshëm Erion Alibeaj është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua bashkë me dy persona të tjerë që e shoqëronin, një prej tyre turk, në dhjetor 2018 në Elbasan. Ka dyshime se atentatin e ka kryer grupi paralel.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas