Aktualitet

Portalet zgjojnë policinë/ Arrestojnë të riun që iu xhiroi gomat para Komisariatit (VIDEO)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:07 - 21/01/20 |
mapo.al

Dy të plagosur në Vlorë, asnjë i arrestuar ishte lajmi i ditës së shtunë, dy të plagosur në Tiranë asnjë i arrestuar lajmi i ditës së diel, një i vrarë sërish në Tiranë ishte lajmi i ditës së hënë, por ende asnjë i arrestuar, autorët të gjithë të paidentifikuar.


Por policisë së Tiranës i doli gjumi ditën e martë, pasi vuri në pranga një 29-vjeçar që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para komisariatit numër 6. Ajo që e bën edhe më qesharak reagimin e policisë është se vetë uniformat blu në njoftimin për mediat zbulojnë se xhirimin e gomave të makinës nuk arritën ta shohin live, por vetëm pasi u bë publik në mediat elektronike.



Njoftimi i Policisë


Tiranë

Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme.

LEXO EDHE: 

VIDEO/ I riu me makinë luksoze sfidon policinë përpara komisariatit


Etiketa: , , ,

Pas