Sport

Portieri hero gjen vdekjen, penalltia e pritur i merr jetën






               Publikuar në : 22:15 - 11/07/19 |
mapo.al

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Portieri Ramón Ismael Coronel ka humbur jetën në moshën 17-vjeçare, pasi ka pritur një penallti. Sfera e goditur prej kundërshtarit është ndalur nga stomaku i portierit të pafat që ka humbur ndjenjat.


Në fushë nuk ka patur ambulancë dhe personat e pranishëm e kanë transportuar djaloshin drejt spitalit. Kur mbërriti në duart e mjekëve pësoi një atak kardiak dhe nuk ia doli të mbijetonte. Ndeshja luhej për një kampionat rajonal në Meksikë dhe nuk ishte e një rëndësie të veçantë.

 


Etiketa: , , ,

Pas