Pas 9 vitesh, ish-portieri Bruno Fernandes është liruar nga burgu pasi ishte dënuar për vrasjen e të dashurës së tij. Ai nuk e kreu dënimin e plotë prej 22 vitesh pasi u lirua me kusht dhe tashmë gjendet në arrset shtëpie.
Megjithatë, një skuadër e kategorisë së tretë braziliane i ka ofruar portierit një kontratë për t’iu rikthyer edhe njëherë futbollit.
Bruno Fernandez ishte duke u kthyer në një yll në futbollin brazilian, madje ishte shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Barcelonës. Por ja që një gabim mund të të shkatërrojë jetën.
Në vitin 2013 Bruno dënohet për torturimin dhe vrasjen e ish të dashurës së tij në 2010. Trupi i pajetë nuk u gjet kurrë dhe nga investigimet e policisë u zbulua se ajo u është dhënë qenve për ushqim.
Modelja Eliza Samudio pas ndarjes nga portieri i kërkonte vazhdimisht para për t’u kujdesur për fëmijët që kishin. Por kjo ka ngjallur dhe reagimin e sportistit duke e çuar deri në vrasje.