Aktualitet

“Portokalli” ndërpret transmetimin për shkak të COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 25/03/20 |
mapo.al

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të emisionit në ‘Instagram’, u bë e ditur se emisioni i humorit “Portokalli” do vazhdonte transmetimet në një version të ri.
“Ditari i Karantinës Portokalli” u quajt programi që sjell nëpërmjet humorit histori të izolimit në shtëpi.



“Ditari i karantinës” u transmetua të dielën e kaluar, më 22 mars, mirëpo në një njoftim nga faqja zyrtare në Instagram thuhet se gjithashtu ky program do të ndërpritet.


See the source image
Kjo për të mos rrezikuar shëndetin e aktorëve në një situatë kaq delikate në vend për shkak të Covid-19.


See the source image


Publik i dashur i Portokallisë, kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë. Në këto kushte, si të gjithë shqiptarët, ne kemi vendosur të mendojmë së pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i pamundur. Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të paimitueshëm. Projekti jonë i vetëm është ai i “Tch”, adresa ku Portokallia u krijua. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Ju duam shumë. Stafi i Portokalli.”- shkruhet në njoftim.

See the source image

 


Etiketa:

Pas