Aktualitet

Portugali/ Kapen 5.2 ton kokainë, ishin fshehur në një anije me vela














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 19/10/21 |
mapo.al

Autoritetet portugeze kanë kapur një ngarkesë 5.2 ton kokainë nga një anije me vela me regjistrim spanjoll.






Lidhur me këtë janë arrestuar dy persona, një spanjoll dhe një peruan.


Shefi i policisë gjyqësore Luis Neves, duke treguar 183 pako të drogës në një bazë detare jashtë Lisbonës, tha se ishte “transporti më i madh i lëndëve narkotike në Portugali në 15 vjet”.







“Kjo është një goditje e rëndë për ata që duan të përmbytin Evropën me kokainë,” u tha ai gazetarëve.




Hetuesit hipën në anije si pjesë e një operacioni të quajtur “Baticë e Bardhë”, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me mbështetjen e SHBA dhe Britanisë.



Burrat e arrestuar dyshohet se i përkisnin një rrjeti të fuqishëm kriminal që kontrabandonin sasi të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Njëri është një trafikant i njohur tashmë për autoritetet dhe i nënshtrohet një urdhër arresti që nga marsi.

Droga nëse do të shitej do të kapte një shumë monetare mbi 230 milionë euro.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas