Kryesore

Portugalia fiton fal Ronaldos 1-0, Maroku i thotë lamtumirë Botërorit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 20/06/18 |
mapo.al

Në “Luzhniki Stadium” të Moskës u luajt sfida e vlefshme për Grupin B të Botërorit ndërmjet Portugalisë dhe Marokut.


Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia fiton 1-0, duke arritur fitoren e parë në grup.


Ylli i Real Madridit shënoi me kokë që në minutën e 4-t, teksa më pas Maroku u mundua të barazojë, por nuk ja del.


Portugezët administrojnë rezultatin dhe me tri pikët e marra ngjiten përkohësisht në krye të Grupit B, duke pritur të qetë takimin e orës 20:00 mes Spanjës dhe Iranit.


Maroku pëson humbjen e dytë, duke i thënë lamtumirë Botërorit, pasi nuk ka më shanse për kualifikim.


Etiketa: , , , , ,

Pas