Aktualitet

Portugalia në gjendje kritike, vetëm 7 shtretër bosh në terapi intensive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 30/01/21 |
mapo.al

Portugalia ka paralajmëruar se i kanë mbetur vetëm 7 shtretër bosh në njësitë e kujdesit intensiv për rastet me koronavirus.






Një rritje e konsiderueshme e rasteve me koronavirus në vend i ka detyruar autoritetet që t’i dërgojnë pacientët që janë në gjendje kritike në ishujt portugezë.


Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se nga 850 shtretër në njësitë e kujdesit intensiv, 843 ishin të zënë.







Shteti me 10 milionë banorë numëron edhe 420 shtretër të tjerë në pavijone të tjera.




Ministria raportoi po ashtu se numri i rasteve ditore ishte 12,435, ndërsa 293 qytetarë humbën jetën.



Portugalia, që deri më tani numëron 12,179 raste fatale nga koronavirusi dhe 711,018 të infektuar, ka mesataren më të lartë shtatë-ditore të rasteve dhe vdekjeve për frymë, në botë.

1


Etiketa: , ,

Pas