Post-Protesta/ PD dhe LSI: Rama ka rënë de facto, shqiptarët s’e shohin më si kryeministër

Pas protestës pesë orëshe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, PD dhe LSI shprehen se shumica e shqiptarëve nuk e shohin më Edi Ramën si kryeministër. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi u shpreh se Rama ka rënë de facto, ndërsa shumë shpejt, tha ai, do bjerë edhe de juro.

“Nuk ka asnjë vendim për ta ndërprerë protestë. Të enjten në orën 10. Edi Rama ka rënë de facto. Të enjten në orën 10:00 Edi Rama do bjerë. Protesta do jetë edhe më masive se e sotmja. Shumë shpejt Edi Rama do jetë i rënë edhe de juro. Ishte vendimmarrje e qytetarëve që forma e protestës të ishte kjo që u bë. Protesta do të vijojë të enjten dhe do marrim vendimet për mënyrat si do vijojë kjo protestë. Sot shumica e shqiptarëve nuk e njohin më Edi Ramën për kryeministër”, u shpreh Bardhi.



Nga selia e LSI foli kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi tha se e sotma ishte vetëm fillimi, ndërsa shtoi se qytetarët nuk do t’i ndalë asgjë.

“Sot ishte vetëm fillimi i reagimit qytetar. Sot protesta e cila kishte më shumë djem dhe vajza, burra dhe gra, se asnjëherë tjetër nga çdo protestë që është bërë më parë, ishte një protestë që rrëzoi Ramën, që i tregoi atij dhe bandave të krimit që nuk është më ai kryeministër. Frikacaku Rama me 2 mijë karrige ne Vlorë, tentoi të bënte antimitingun, por shqiptarët i dhanë mesazhin më të mirë. Shqiptarët i treguan Ramës së asnjë armë nuk i tremb ata, ai sot mori mësim se asgjë nuk i tut shqiptarët,

Ky është vetëm fillimi. Gjithë arsenalit bërthamorë të mbledhë kundër popullit, nuk e mund dot. Nuk është nga ata burra që mund popullin e tij. Sot filloi rrëzimi i botës së krimit që përfaqëson pushteti i tij, ditë më të ethshme do të vijnë për Ramën, dhe më të bukura për popullin. Me dorë në zemër ju falënderoj për protestën paqësorë, që nuk u bëtë pre as e gardistëve dhe as e policëve të Ramës. Ta çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur…”, tha Kryemadhi.

/Gazeta Mapo/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252