Aktualitet

Tërmeti/ Rama ndryshon tonin ndaj Veliajt: U tha, u ly! Bravo Lal!





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 08/12/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë shfaqur disa herë bashkë krah familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


Së fundmi kanë vizituar familjen Sina në Sauk, e cila ka përfituar bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës, pasi banesa iu dëmtua nga tërmeti. Gjatë kësaj vizite, kryeministri la porosi rrethimin me kangjella të shkallëve dhe parvazit të shtëpisë, për të qenë e sigurt për më të vegjëlit.



Duket se kryebashkiaku Veliaj, ndryshe nga hera e kaluar, i është bindur fjalëve  të kryeministrit. Vetë ky i fundit ka postuar në “Instagram” një foto nga pallati i familjes Sina, krahas së cilës shkruan: U tha u vu, u tha u ly. Bravo Lal!


Risjellim në vëmendje se pak ditë më parë, në banesën e re të familjes Lala, Rama e porositi Veliajn që të lyente në orën 04:30  muret e shkallës së pallatit, duke qenë se nuk ishin të pastra. Mirëpo, muret nuk u lyen.

Veliaj u shpreh se porosia, e cila në fakt tingëlloi si urdhër, nuk ishte për të. “Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt, por ishte për administratorin e pallatit. Ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 04:00 të mëngjesit”– tha Veliaj në emisionin “Shiko Kush Luan”.

 


Etiketa: , ,

Pas