Aktualitet

Postoi foton para vetëvrasjes, babai i 3 fëmijëve i zhytur në borxhe






               Publikuar në : 22:45 - 22/07/19 |
mapo.al

Britaniku Phillip Herron, 34 vjeç, përfundoi me 20,000 paund borxhe, duke përfshirë kreditë me 1,000 përqind interes ndërkohë që fëmijët e tij thanë se gjyshja e tyre Santa, nuk kishte ardhur për ti vizituar vitin e kaluar. Ai kishte mbetur vetëm me 4.61 paund në llogarinë e tij bankare, teksa priste përfitimin.


Siç paguhet në baza mujore, ka një pritje mesatare prej pesë javësh për pagesën e parë që do të merret. Phillip e la punën në një fabrikë për t’u kujdesur për tre fëmijët e tij, por u mbyt nga borxhet e qerasë dhe u përpoq të rriste, të ushqente e të vishte fëmijët.

Para se të merrte aktin esktrem më 18 mars, ai postoi një foto të vetes duke qarë në makinë. Nëna e tij, Sheena Derbyshire, 54 vjec, tha për Mirror se ishte e rrezikshme që familjet të presin kaq shumë kohë për pagesat, kur ata tashmë janë të dëshpëruar.

‘Në shënimin e vetëvrasjes ai tha se familja e tij do të ishte më mirë nëse ai nuk do të ishte më. “Ai ishte një baba i vetëm. Ai gjithmonë kishte para dhe fëmijët kishin gjithçka donin”. Derbyshire zbuloi sa e tmerrshme ishte gjendja financiare e Phillip.


Etiketa: , ,

Pas