ShowBizz

Pozon foto me bikini pa photoshop, Demi Lovato: Duani veten!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 06/09/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka vendosur së fundmi që ta pranojë dhe dojë plotësisht vetveten. Krahas publikimit të një fotoje me bikini në rrjetin social “Instagram”, ku numëron plot 73.6 milionë ndjekës, Demi ka shkruar se tani e tutje do të heqë dorë nga dëshira për t’u dukur perfekte.


“Kjo është frika ime më e madhe. Një foto e imja me bikini, e pamodifikuar. Dhe gjejeni çfarë? Kam celulit! Jam me të vërtetë shumë e lodhur duke pasur turp nga trupi im dhe duke e photoshop-uar (po, fotot e tjera me bikini i kam edituar, e urrej që e kam bërë, por kjo është e vërteta), që të tjerëve t’u dukem e bukur”-është shprehur fillimisht Demi.


“Dua që ky kapitull i ri në jetën time të jetë për faktin e të qenurit autentike për atë që jam dhe jo të mundohem të arrij standardet e dikujt tjetër. Kështu që ja ku jam, pa turp, pa frikëra dhe krenare për trupin tim që ka kaluar shumë dhe do vazhdojë të më mrekullojë, kur një ditë të sjell në jetë një fëmijë”-ka vijuar më tej ajo.


“Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh duke mos u stresuar për ushtrimet fizike që zgjasin 14 orë, apo për privimin nga një tortë ditëlindjeje. Gjithsesi, kjo jam unë, e vërteta! E dua veten time dhe ju duhet ta duani veten tuaj gjithashtu. Shpresoj të frymëzoj dikë për të vlerësuar trupin e tyre”-ka përfunduar Demi.


Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares (“Solo”) erdhi një vit më parë, në bashkëpunim me “Clean Bandit”.


Etiketa:

Pas