Aktualitet

PPE-Ramës: Mos prish konsensusin me PD, zgjedhjet, kusht për integrimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:58 - 08/07/20 |
mapo.al

Grupimi më i madh politik në Bashkimin Europian paralajmëron Ramën t’i qëndrojë marrëveshjes së 5 Qershorit të arritur me PD dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm. Ky qëndrim i fortë i PPE vjen në kohën kur po punohet në prapaskenë për ndalimin e koalicioneve dhe ndryshimin e sistemit.


Grupi i Partive Popullore Evropiane, i ka kujtuar dje dhe një herë kryeministrit Rama, se votimi dhe implementimi i reformës zgjedhore të arritur me konsensusin e partive të mëdha është një nga kushtet kyçe për integrimin. Në një deklaratë të dhënë dje pasdite, zëdhënësi i PPE-së, MichaelGahler ka paralajmëruar qeverinë që të mos shkojë kundër marrëveshjes që ka arritur me opozitën me 5 Qershor. Duhet theksuar se ishte grupi i deputetëve të PPE iniciatori i rezolutës me 15 kushte për Shqipërinë që u votua në parlamentin evropian dhe nga deputetët e majtë.


Krahas votimit dhe implementimit të reformës në zgjedhjet e ardhshme PPE  kërkon dhe rishikimin e legjitimitetit të zgjedhjeve vendore, duke u shprehur se këto janë tri nga kushtet më të rëndësishme para hapjes së negociatave të integrimit me vendin tonë, pasi fakti që bashkitë drejtohen vetëm nga krerë socialistë kundërshton nocionin e një demokracie pluraliste.


“Ne, grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Evropian, urojmë palët në Këshillin Politik shqiptar, në të cilin, pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, u ra dakord për paketën e amendamenteve për zgjedhjet. Ne vlerësojmë konsensusin mes palëve, që përfshinte Partinë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete. Çdo deklaratë nga partia në pushtet për ndryshime të tjera të njëanshme shkon kundër konsensusit të arritur. Ky konsensus ka qenë një kusht kryesor i BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ai duhet të ndiqet nga zbatimi i sinqertë i Ligjit Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.Në mars, Këshilli Evropian, kërkoi që Shqipëria të qartësojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e kundërshton nocionin themelor të një demokracie pluraliste. Këto janë tri kushte të rëndësishme nga 15 që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratën e PPE-së. “Opinionet e kohëve të fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymë dhe në germë, në mënyrë që të korrigjojnë devijimet e mëparshme dhe të ecet përpara. Gjithashtu, duhet të fillojë ndjekja penale lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339. Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndërpartiake. Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE”, thuhet më tej në deklaratën e grupit parlamentar më të madh në Parlamentin Evropian.


Rama

Deklarata vjen në një moment kur po vihen re shenja devijimi nga pikat e reformës zgjedhore së miratuar në qershorin e kaluar. Për këtë po përdoren deputetët e asaj që quhet opozitë parlamentare. Këta kërkojnë ndryshim sistemi, por dhe ndalim të koalicioneve, çka kërkon ndërhyrje nëKushtetutë. Kjo do të thotë as më shumë e as më pak, por të përmbyset në themel reforma e arritur. Madje kërkesat e djeshme të asaj që quhet opozitë parlamentare avancuan dhe më tej kur një grup deputetësh në një takim me Ramën,  kërkuan dhe depolitizim të administratës zgjedhore. Nga ana e tij Rama, është shprehur dje në një mbledhje me deputetët e grupit të tij parlamentar se ekziston mundësia që të mos ketë koalicione parazgjedhore.  Por, nga ana tjetër, është shprehur se kryetarët e bashkive do të vazhdojnë mandatin e tyre katërvjeçar, dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme vendore. Takimi është zhvilluar në kryeministri, ndërkohë që ditën e sotme pritet që Rama të mbledhë dhe krerët e bashkive vendore.

Kushtet

Më 19 qershor të këtij viti, parlamenti evropian votoi me 532 vota pro nga 665 gjithsej rezolutën për  Shqipërinë.  Pika e parëe kësaj rezolute, ka të bëjë pikërisht me miratimin e reformës zgjedhore. Pika 11 flet për implementimin e reformës zgjedhore, ndërsa pika 12 e saj për ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të kaluar. Por deklarata e Ramës, për ndalimin e koalicioneve minon në thelb marrëveshjen e arritur pasi kjo nuk parashikohet në draft-reformën. Rama vetë në këta shtatë vjet të qeverisjes së tij ka dalë dy herë në zgjedhje me koalicione, në vitin 2013 kur mori pushtetin, por dhe në vitin 2015 kur LSI dhe PDIU ishin në krah të tij. Por ulja e mbështetjes, dhe grumbullimi në një koalicion të partive të opozitës duket se e vë në dyshim  serioz mandatin e tij të tretë. Për këtë duket se i kanë ardhur në ndihmë deputetët e opozitës parlamentare që kërkesës për ndryshim sistemi i kanë shtuar dhe ndalimin e koalicioneve. Në relacionin e dërguar kuvendit, vetë deputetët opozitarë nuk kanë shpjeguar asgjë se përse i pengojnë koalicionet për tëkandiduar. Një pikë tjetër ku duket se Rama kërkon të vendosë vetonështë edhe fakti kur deklaron se nuk do ketë zgjedhje vendore të parakohshme. Në fakt, këtë e vendos Gjykata Kushtetuese e cila do të duhet të shqyrtojë ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, ku PS kandidoi e vetme. Sikur një prej bashkive të rrëzohet atëherë kjo sjell precedentin dhe për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.



CLOSE
CLOSE
Pas