Friday, September 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

PPP-të e Rilindjes në kohërat e koronavirusit!

by mapo.al
25/05/2020
in Aktualitet
0

Rreziku që i kanoset vendit, nga virusi që ka alarmuar botën është më pranë se kurrë. Shqiptarët nuk mund të jenë imunë, ndaj një epidemie globale, që me shumë gjasë sipas OBSH ka rrezik të kthehet në pandemi. Shumë vende të Evropës po marrin masa ekstreme, madje një qytet i Zvicrës në kufi me Italinë ka futur në karantinë dhe personat e prekur nga gripi i thjeshtë sezonal.

Po Shqipëria?! Deri më tani është fokusuar në masat parandaluese. Dhe ato janë disa të rinj e të reja kryesisht me një termometër digital në dorë, që rrinë pas traut të doganës në porte e aeroporte duke matur temperaturën e njerëzve, dhe duke pyetur rreth vendeve ku udhëtarët kanë qenë ditët e fundit. Ministria e Shëndetësisë është mjaftuar me një njoftim të përkthyer nga diku ku flet për masat që duhet të marrin qytetarët në rast të një përhapjeje të mundshme. Vetëm kaq dimë. Deri më tani suksesi i vetëm është që Shqipëria s’ka asnjë të prekur, por kjo s’është meritë as e shqiptarëve, as e qeverisë, por e “fatit të mirë”.



Nga ana e qeverisë heshtet për kapacitetet që ka vendi për të përballuar një epidemi të koronavirusit. Nuk dihet ku janë shtretërit e karantinës, përveç tre apo katër shtretërve të improvizuar në portin e Durrësit në një dhomë deri më tani s’kemi parë asgjë. Nuk dimë ende sa shtretër kemi, dhe sa aparatë respiratorë. Në një debat televiziv u tha se në sanatoriumin e Tiranës janë vetëm katër aparatë të tillë, dhe ata janë të pamjaftueshëm për pacientët që janë aktualisht.

Shqiptarët kanë harxhuar jo pak nga taksat e tyre për shëndetësinë. Është përfolur një shifër rreth 430 milionë euro në formë koncesionesh për check-up, sterilizime, apo laboratorë që s’po ia shohim hairin gjëkundi. Në këtë “ditë qameti” duket se buxheti është sërish trokë dhe kohë s’ka të dalësh të lypësh sa andej-këndej si në rastin e tërmetit. Shenjat e një epidemie globale u dhanë që në mes të janarit kur Kina dha alarmin, por ne u mjaftuam vetëm me faktin se Shqipëria s’ka fluturime direkte me Kinën. Po me Italinë kemi?

Mjekët thonë që jemi të papërgatitur, por qeveria vazhdon me arrogancë propagandën se i ka të gjitha kapacitetet për ta përballuar. Por ne e dimë që spitalet janë në gjendje të mjerueshme, dhe mungojnë infermierët dhe mjekët infeksionistë që kanë marrë arratinë me kohë. Shumë prej tyre vuajnë dhe për medikamentet elementare dhe s’kanë asnjë shans që të përballojnë situatën në kushtet e një karantine. Planet e masave deri më tani janë fokusuar te disa kontrolle në porte e aeroporte duke e ditur që ky lloj virusi i hasur më parë është i pamundur për t’u zbuluar me termometra digitalë pasi nuk shfaq simptoma për një kohë të gjatë. Shtetet shumë më të fuqishme se ne janë dorëzuar para përhapjes së koronavirusit në vendet e tyre. Ta ndalosh atë të prekë një vend duket se është një mision i pamundur.

Dhe natyrisht zgjidhje ka. Vetëm në një vit nga buxheti i shtetit shpërdorohen më shumë se 1 miliard euro. Mjafton që paratë që buxheti hedh çdo muaj për PPP-të e shëndetësisë, por dhe të tjera, të vihen në dispozicion të një tjetër qëllimi. Pra të blihen shtretër, aparatura, të përgatiten vendet e karantinës për përballimin e situatës, të blihen maska për popullatën e të tjera si këto. Kjo për një periudhë të përkohshme. Mund të bëjmë një ose dy muaj pa Check-up, ose pa rrugë që shtrohen me 20 mijë euro metri i asfaltit. Rilindja të paktën një herë të vetme të kthente sytë nga pensionisti dhe nga shtresat e tjera vulnerabël, që janë të gjitha të ekspozuara nga rreziku i virusit që po trondit botën. Më pas, pasi të kalojë ky siklet që pritet të na shtrohet këmbëkryq, le të vazhdojë të paguajë miqtë e tij, pasi luksin që t’i kërkojmë t’i anulojë ato koncesione nuk e kemi.

Tags: Armand MahoKoronavirusiPPP-të e Rilindjes

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Koronavirusi/ 325 të prekur dhe 11 viktima në Itali

Koronavirusi/ 325 të prekur dhe 11 viktima në Itali

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In