Kryesore

PR dhe PAA propozojnë 18 prillin, si datë për zgjedhjet parlamentare të 2021








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 04/09/20 |
mapo.al

Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, ka zbardhur detaje nga takimi me kreun e shtetit, Ilir Meta dhe tha se për PR-në, data e zgjedhjeve që duhet të dekretojë Presidenti është ajo e 18 prillit.


“Ofrova propozimin që të dekretohet data 18 prill, si data më e afërt për zgjedhjet, si mungesë e gjatë legjitimitetit të parlamentit e institucioneve të tjera, opinioni publik tani është i ndërgjegjësuar e kërkon me këmbëngulje ndryshimin që do garantonte zhvillimin normal të Shqipërise”, tha Madhi.


Sipas republikanit, reforma zgjedhore që u bazua mbi marrëveshjen e 5 qershorit, hartuar dhe nga ndërkombëtarët “e arriti qëllimin dhe me një reformë të tillë, do mund të garantohen në mënyrë të plotë zgjedhje të lira e të ndershme”.


Madhi garantoi se PR do jetë në çdo tryezë tjetër “që do adresojë përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese”.


“Çdo përpjekje tjetër që do fuste një axhendë tjetër për diskutim e vendimmarrje në parlament do kërkonte dakortësi politike në bazë të skemës së këshillit politik, do ishte përpjekje e rrezikshme që do rrezikonte pjesëmarrjen e kontributeve tona për ta çuar reformën deri në fund“, tha Madhi.


PAA 
Ashtu si Partia Republikane, edhe Partia Agrare Ambientaliste i ka propozuar presidentit Ilir Meta 18 prillin si datën më të përshtatshme për zgjedhje. Në emër të kësaj partie, Arben Tafaj bëri të ditur qëndrimin që i kanë propozuar kreut të shtetit.

“18 prilli është data më e përshtatshme, sepse në maj njerëzit shkojnë punojnë në punë sezonale. Data 18 është mes dy pashkëve, ky ishte qëndrimi i Partisë Agrare Ambientaliste dhe këtë ja shprehem presidentit”.

Një çështje tjetër që u diskutua ishte edhe ajo e kodit zgjedhor.

“Diskutuam çështjen kryesore, ajo e kodit zgjedhor dhe qëllimisht po mbahet nëpër këmbë. Por gjithsesi kryeministri mundohet ta çoje sa më në fund të afateve për të konsumuar kohen kur mund të ndërhyhet dhe të thotë pastaj që nuk mund të ndërhyhet”, tha Tafaj.


Etiketa: , , , , , ,

Pas