Kryesore

Pra e gjitha kjo po bëhet sepse Taulant Balla mendon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 17/11/20 |
Mapo.al

“Unë mendoj, se ajo kasetë zbardh masakrën”, kështu u shpreh sot intelektuali i rilindjes, T. Balla, para medias.


Pra e gjithë kjo fushatë krupëndjellëse, sekëlldisëse, e turpshme, u bëka, sepse Taulant Balla paska aktivitet cerebral në rradaken e tij, dhe se ai mendon.


Asnjë rrethanë, asnjë provë, asnjë fakt, por e gjitha, vetëm sepse në kokën e Taulant Ballës ka lindur kjo shkendijë.



Ndoshta, intelektualit Balla, i është kërkuar tashmë, ose më saktë, është urdhëruar që ta mbajë ai të gjithë këtë peshë që po shndërrohet çdo ditë në një nga autogolët më të mëdhenj të karrierës së Edi Ramës.


Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’u zbythur nga kjo histori, se sa të nxjerrësh T.Ballën që të thotë tashmë variantin e 11, që qenka, se ai mendon.

Lexo edhe :  Thyhen me gurë xhamat e Qendrës Shëndetësore në Elbasan - Balla e quan sulm politik (FOTO)

Deklarata e numrit 2 të mazhorancës, erdhi gjysëm ore, pasi kreu i LDK-së Isa Mustafa u shpreh publikisht se kjo fushatë po e dëmton UÇK, dhe po cenon harmoninë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Janë shumë emra autoritarë në Prishtinë që po shprehen me indinjatë këto ditë për fushatën që ka nisur Edi Rama kundër Lulzim Bashës, duke përdorur dramën e Kosovës, për interesa elektorale.

Po nga reagimi sot i T.Ballës, kuptohet se mazhoranca nuk po gjen një shteg për t’u tërhequr. Pasi i ranë Shtëpia e Verdhë e Dick Marty, pasi u bënë qesharakë dhe meme në rrjet me dëshmitarë të stisur, rilindja nuk po di si të ikë, si të bëjë sikur kjo ishte një lojë.

Të shohim sa do të ndihmojë gjetja e sotme; se kjo e gjitha ndodhi, sepse Taulant Balla mendon.


Etiketa: , , ,

Pas