Bota mund të jetë në prag të një konflikti të rrezikshëm mes dy fuqive bërthamore të planetit, Pakistanit dhe Indisë. Raportohet se Pakistani ka rrëzuar dy avionë luftarakë indianë mbi territorin e Kashmirit.
Ky lajm vjen një ditë pasi India nisi një sulm ajror ndaj një kampi xhihadistësh.
Një avion i rrëzuar ra në anën indiane të kufirit, kurse piloti i avionit tjetër u kap peng nga trupat e Pakistanit.
India nuk e ka komentuar ngjarjet. Pakistani ka mohuar zërat se një avion i tyre është rrëzuar si hakmarrje.
Dy fuqitë bërthamore kanë bërë disa luftëra që prej pavarësisë nga Britania në vitin 1947. Thuajse të gjitha janë bërë për territorin e diskutueshëm të Kashmirit.
India nga ana e saj thotë se po bombardon terroristët islamikë që kanë kryer disa sulme në territorin e saj. Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi thotë se vendet janë në prag të luftës.