Bota

Prag tragjedie/ Avioni me 136 pasagjerë bie në lumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:36 - 04/05/19 |
ro ot

Autoritetet në Florida në juglindje të Shteteve të Bashkuara deklaruan se një avion Boeing 737 me 136 pasagjerë në bord rrëshqiti dhe doli jashtë pistës në një fushë aviacioni të bazës së marinës në Jacksonville duke rënë në lumin Saint John.






Stacioni televiziv lokal, WOKV-TV, tha se avioni po i afrohej pistës ndërkohë që në zonë vazhdonte një stuhi e rëndë dhe nuk arriti të ndalonte, por e kaloi pistën dhe ra në lum.


Sipas këtij stacioni 21 pasagjerë, të gjithë të rritur, ishin dërguar në një spital të zonës, por ishin në gjendje të mirë.







Prokurorja Cheryl Bormann, i cili ishte edhe pasagjere në aeroplan, tha për CNN se aeroplani bëri një ulje “shumë të vështirë” për shkak të vetëtimave të shumta.




Avioni ishte kontraktuar nga ushtria për të sjellë njerëz në Jacksonville nga baza ushtarake amerikane në ishullin Guantanamo të Kubës.



1


Etiketa: , ,

Pas