Aktualitet

Pranga 108 shoferëve në 2 javë, pezullohen 721 patenta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:24 - 10/07/21 |
mapo.al

Në dy javët e fundit, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka ndëshkuar me gjobë 30,824 shoferë që kanë kryer shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.






Pjesa më e madhe e tyre për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara.


Në dy javë aksion të Policisë Rrugore janë arrestuar 108 shoferë pjesa më e madhe e të cilëve lëviznin në gjendje të dehur, ndërsa 721 patenta janë pezulluar.







Kontrollet e shtuara nisën një ditë pas aksidentit të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje, bashkëshortët Eduart dhe Silvana Gushi, si dhe dy vajzat e mitura Eva dhe Anastasia.



Ata ishin kthyer nga Greqia për të kaluar pushimet në vendin tonë, teksa makina e tyre Toyota u përplas nga një tjetër mjet tip Audi që lëvizte me shpejtësi e që drejtohej nga 22 vjeçari Igli Madani.



Përveç këtij aksi, patrullat u shtuan edhe në autostradën Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Lezhë-Milot, Elbasan-Rrogozhinë, në Rrugën e Kombit, në Kamzë e në shumë qendra të banuara.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 675 aksidente që kanë shkaktuar 104 viktima në të gjithë vendin.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas