Policia ka arrestuar pasditen e kësaj të premteje Robert Carën, autori që plagosi një ditë më parë 11-vjeçarin në Pukë.
Mësohet se Cara është vendosur sot në pranga, pasi ditën e djeshme u arratis pasi qëlloi 11 të miturin.
17-vjeçari plagosi pasditen e djeshme me armë zjarri 11-vjeçarin në fshatin Gjegjan, pas një konflikti që kishte me kushëririn e tij. Ndërkohë, i mitur ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në Tiranë, pasi u transportua ditën e djeshme me helikopter.