Aktualitet

Pranga 3 të rinjve, u munduan të kalonin 20 klandestinë drejt vendeve të BE-së





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 02/07/20 |
mapo.al

Policia e Korçës, në kuadër të Operacionit të koduar “Perimetri”, ka vënë nën pranga 3 të rinj, banues në Tiranë të cilët janë kapur duke transportuar nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


• K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.


• R. R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.


• K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B., udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen Golf”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas