Një 40- vjeçar nga Tirana është vendosur në pranga në Pogradec për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Albert Ramaj, banues në Laprakë, u arrestua në flagrancë në lagjen nr.3 të Pogradecit teksa po transportonte 8 klandestinë me një makinë tip “Mazda”. Ai u kishte premtuar kalimin për në BE kundrejt fitimit.
Vendosja në pranga e 40-vjeçarit vjen në kuadër të operacionit “Perimetri”, i cili prej kohësh vijon në qarkun Korçë për të goditur rastet e trafikut të qenieve njerëzore në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.