Kishte 10 vite që plagosja e Durim Aga-jt nuk zbardhur dhe për këtë qëllim, policia e Kavajës kishte rinisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 9 Tetorit 2004.
Ervis Biturku, 30 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë është prangosur mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar po dje në mëngjes urdhër arresti, si i dyshuari kryesor për krimin.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur zyrtarisht se, ndalimi i këtij personi është bërë pas një hetimi intensiv, në kuadër të proçedimit penal për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim si dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Ngjarja ka ndodhur rreth 10 vite më parë më datë 9 Tetor 2004 në qendër të Kavajës, ku Ervis Biturku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për motive të çastit me armë zjarri automatik, Durim Aga, 37 vjeç.
Strukturat për krimet e rënda Kavajë, kanë rifilluar hetimet për këtë ngjarje pasi ka rezultuar autor të kësaj vrasje të mbartur nga vitet e mëparshme, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka nxjerrë urdhërin e ndalimit të datës 26 Nëntor 2014.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Kavajës, për veprat penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim si dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.