Politika

Protestuesit me pranga në spital, Shehu: Nuk ndodhte as në diktaturë






               Publikuar në : 17:09 - 15/04/19 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, prangosjen e protestuesve edhe në ambientet e qendrave spitalore.


Shehu në një reagim thekson se asnjë pacient nuk mund të mbahet i prangosur në shtratin e spitalit, po ashtu asnjë polic nuk duhet të qëndrojë brenda dhomës së tij.

Për ish-deputetin drejtuesit e spitaleve dhe mjekët nuk duhet ta lejonin këtë, që spitali të kthehej në pronë të policisë.

“Shkelje e rende e te drejtave themeltare të njeriut e të pacientet, dhunim i institucionit shëndetësor.

Pamjet e pacientit te plagosur, te lidhur me pranga ne shtrat nga krahu i dëmtuar, ne një pozicion te detyruar e rendues ky, me police qe e rrethojnë, janë shokuese.

Fatkeqësisht kjo pamje e shëmtuar vjen nga ambientet e brendshme te Qendrës se Traumes, mbas protestës se te shtunës.

Me vone, mbas debateve te gjata, pacientin po te lidhur ne shtratin e tij e te shoqëruar, e ç’vendosin ne dhomat brenda reanimacionit te spitalit.

Skandal i vërtete ky, qe dhe gjate diktaturës nuk ndodhte ne Spitalet tona te Tiranes.

Asnjë pacient nuk mund te mbahet i prangosur ne shtrat ne spital, asnjë polic nuk mund te qëndroje brenda dhomës se tij te spitalit, ky është një parim universal, qe mund te tejkalohet përkohësisht vetëm nqs personeli mjekësor e kërkon kete gje, gje qe nuk ka ndodhur ne kete rast.

Spitali nuk eshte prone e policise, pacienti pavaresisht per se akuzohet, nuk është skllav qe ruajtësi mund te beje cfare te doje me ate!

Spitali drejtohet nga drejtuesit e tij e mjeket, veçanërisht ata te shërbimit, te cilët nuk duhet te kishin lejuar kete përdhosje te te drejtave te pacientit te tyre e institucionit, per mos reagimin e te cileve une ndjej nje keqardhje te thelle.

Megjithate une nuk dua t’i fajesoj ata, por akuzoj nivelin tragjik te frikes e presionit te imponuar deri te mjeket.

Këto foto do bëjnë xhiron e Botes, pikërisht se bijën ndesh me parimet e Shoqërisë Demokratike”, shkruan Shehu.

prangat-protestuesiveprangat-protestuesive1prangat-protestuesive12prangat-protestuesive123prangat-protestuesive1234prangat-protestuesive12343


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas