Mbrëmjen e së martës është vendosur në pranga personi që dyshohet se ka dhunuar dhe vrarë një djalë të mitur në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.O, 20 vjeç. Gazeta kosovare “Express” shkruan se i dyshuari për veprën penale “vrasje të rëndë” është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës me urdhër të prokurorit kompetent.
“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet: S. O. mashkull/ashkali/kosovar lindur me 1999″–thuhet në njoftimin e policisë.