Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar me iniciale E.G, i cili akuzohet se ka vjedhur në kompaninë ku punonte. Sipas policisë 44-vjeçari është banues në Fier dhe me detyrë mekanik në një kompani nafte.
Ai akuzohet se ka vjedhur naftë dhe vaj lubrifikant, të cilat iu gjetën në mjetin e tij personal.
Njoftimi i policisë
Kapet duke vjedhur në kompaninë ku punonte, ndalohet nga policia.
Specialistët për Hetimi e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
E.G, 44 vjeç, banues në Fier. (Me detyrë mekanik në një kompani nafte). Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharëz, Patos, në ofiçinën e kompanisë ku punonte, dyshohet se ka vjedhur disa litra naftë dhe vaj lubrifikant.
Në cilësinë e provës materiale ju gjetën dhe sekuestruan në mjetin e tij tip “Benz” disa bidona plastikë të mbushur me vaj dhe naftë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.