Dorëzojnë në KQZ formularin e vetëdeklarimit edhe tre kandidatë të rinj nga listat e PD, të cilët pranojnë mandatin e deputetit dhe hedhin hapin e parë ligjor drejt uljes në Kuvend. Artur Rroshi nga PD Tiranë, Nikolin Staka nga PD Shkodër dhe Zef Shtjefni nga PD Shkodër, i janë drejtuar sot KQZ-së.
Bashkë me ta shkon në 109 numri i deputetëve. Ndërkohë që opozita e re bëhet me 30 deputetë nga të cilët 17 të Partisë Demokrate dhe 13 nga LSI. Po sot Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dhënë mandatin 4 kandidatëve nga lista e PD dhe LSI të cilët kanë dorëzuar formularin vetëdeklarimit, Floriana Dhimitri nga PD Gjirokastër, Andi Përmeti nga PD Korçë, Eugen Bojaxhi nga LSI Berat dhe Erion Piciri nga PD Tiranë.
Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Po sot KQZ shpalli të pavlefshëm kandidaturat nga listat e PD dhe LSI për shkak të përfudimit të parakohshëm të mandatit të deputetit.
Kandidaturat që u shpallën të pavlefshme:
Shkëlqim Hoxha nga PD Tiranë
Besnik Fucia nga PD Tiranë
Petrit Vargu nga LSI Tiranë.
Ndërkohë sot u regjstrua për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 30 qershorit edhe Partia Komuniste e Shqipërisë.