ShowBizz

Pranon publikisht lidhjen e dashurisë, Peristeri: S’jam pro martesës






               Publikuar në : 13:12 - 11/09/19 |
mapo.al

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar për të parën në studion e emisionit të pasdites “Rudina” se është në një lidhje dashurie. Ajo ka pohuar se nuk është në qëllimet e saj kurorëzimi në martesë. Më tej, Anxhela ka folur edhe për planet për të qenë nënë.


“Nuk është në planet e mia të afërta, e kam thënë që nuk jam pro martesës. Gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës. Kjo është unaza, është dhuratë. E mbaj sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen. Nuk është në planet e afërta një fëmijë, por është në diskutim. Kur të vijë koha do të flasim. Jetës nuk i dihet asnjëherë”-është shprehur Peristeri.

Risjellim në vëmendje se Anxhela ka ardhur së fundmi për fansat e saj me këngën e titulluar “Shpirt i Bukur”, në videoklipin e së cilës është shfaqur me fustan të bardhë nusërie. Ka qenë pikërisht ky detaj që ka provokuar edhe kureshtjen e moderatores Rudina Magjistari, për ta pyetur për jetën e saj personale.


Etiketa:

Pas