Princ Harry ka pranuar publikisht për herë të parë tensionet me vëllain e tij William.
Në një intervistë në “ITV”, Harry u shpreh se duke qenë pjesë e familjes mbretërore, e cila është nën presion të vazhdueshëm, zënkat janë të pashmangshme.
“Sidoqoftë ne jemi vëllezër. Do të jemi gjithmonë të tillë. Sigurisht, gjendemi në rrugë të ndryshme aktualisht, por unë do të jem gjithmonë aty për të, ashtu siç di se edhe ai do të jetë për mua. Nuk e shohim më njëri-tjetrin aq shpesh sa dikur, për shkak se jemi të zënë. Por, unë e dua shumë. Si vëllezër që jemi, kemi ditë të mira por edhe të këqija”-tha më tej Harry.
Risjellim në vëmendje se mediat britanike raportojnë prej kohësh se midis vëllezërve kanë lindur mosmarrëveshje, pikërisht për shkak të bashkëshorteve të tyre, Meghan Markle dhe Kate Middleton.