Aktualitet

Pranvera “dimër”/ Nga Klosi në Korçë, Mapo siguron pamjet (Foto+Video)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:46 - 01/04/20 |
mapo.al

Atmosferë dimri në Prill. Këtë ditë pranvere, thuajse i gjithë vendi është mbërthyer nga reshjet e dëborës. Jo vetëm zonat e thella malore, por bardhësia ka prekur dhe disa qytete.


Pamje nga Darsi


Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bora është rikthyer në veri të Shqipërisë përkatësisht në rrethet e Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Lezhës, Pukës, Peshkopisë dhe Tropojës. Në Dibër dhe në aksin Bajram Curri-Valbonë trashësia e borës arrin deri në 40 cm por në këtë të fundit nuk rekomandohen zinxhirë.



Pamje nga Klosi


Akset problematike sipas ARRSH janë Kuben-Vasie te Kalaja e Dodës ku rekomandihen zinxhirë për shkak të ngricës, borës dhe erës. Po ashtu pjesërisht zinxhirët rekomandihet në akset Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë.


Mesditën e kësaj të mërkure rreshjet intensive të borës kanë mbërthyer dhe qarkun e Korçës. Zonat problematike mbeten segmenti i Dardhës, Voskopojës por edhe në Qafën e Qarrit.

 

 

<
>
Malësi e Madhe
diber Malesi e madhe BORA-770x427 dardhe WhatsApp-Image-2020-04-01-at-16.17.50-600x450

 

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas