Prapaskenat e dorëheqjes, Gjoka u ndie i tradhtuar në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit

Ernest Gjoka është ndier i “tradhtuar” në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, prandaj dhe vendosi të lërë para kohe skuadrën shkodrane.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë trajnerit se, sido që të shkonte situata, ai kishte marrë një vendim për të mos u dorëzuar deri në fund.



Madje, që kur mori goditjen e parë në “Loro Boriçi”, pas asaj humbjeje 0-2 ndaj Luftëtarit, Gjoka pranoi të vazhdonte në drejtimin e skuadrës, me besimin se gjërat do të rregulloheshin, por mbi të gjitha për të treguar karakter dhe çuar deri në fund misionin që kishte marrë përsipër.

“Kur asnjë nuk qëndronte, unë ndenja. Pse të mos vazhdoj deri në fund?”,- mësohet t’u ketë thënë Nesti miqve të tij pas ndeshjes me Kamzën, ku Vllaznia nuk arriti të mposhte një rival direkt.

Mirëpo, gjatë rrugës, trajneri mësohet se vuri re shenja dorëzimi të një pjesë të rëndësishme në klubin shkodran, duke filluar nga zyrtarët e lartë, për të mbërritur deri tek lojtarët. Humbja 2-0 ndaj Partizanit u vuri kapakun.

“Mjaft më! Unë nuk mund të vazhdoj i vetëm”. Në fakt, trajneri nuk ka pranuar të komentojë pse vendosi të jepte dorëheqjen vetëm dy javë para përfundimit të kampionatit.

Në ditët e fundit është telefonuar nga dhjetëra gazetarë dhe media televizive, por ka preferuar heshtjen.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-prapaskenat-e-doreheqjes-gjoka-u-ndie-i-tradhtuar/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252