Kryesore, Politika

Prapaskenat/ Gent Cakaj i çoi Ramës në zyrë dorëheqjen, por kryeministri…

Ministri i ri i Jashtëm, Genti Cakaj, ende i padekretuar nga Presidenti Meta, i ka dorëzuar Kryeministrit Rama dorëheqjen e tij, ndërkohë ai mbetet në pozicionin e zv.ministrit të Jashtëm.


Mësohet se dorëheqja i ka shkuar me shkrim kreut të qeverisë, i cili nga ana e tij nuk e ka pranuar.

I arsimuar jashtë dhe i formuar me një tjetër kulturë komunikimi, Genti Cakaj mësohet se e ka marrë këtë vendim kur e ka parë veten në vorbullën e përplasjes së madhe politike, veçanërisht përplasjes Presidencë-kryeministri, ndërkohë që rreth emrit të tij ngriheshin shumë pikëpyetje dhe akuza.

Asgjë nuk është bërë publike, ndërsa edhe dje palët kanë vijuar konfliktin rreth besueshmërisë së figurës së Cakajt.

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha një ditë më parë se Gent Cakaj kishte dhënë dorëheqjen.

“Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam për ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimit të zotit Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tri. Me sa jam në dijeni, zoti Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen Kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zoti Cakaj do mbesë në pozitën e zv.ministrit të Jashtëm”, është shprehur Milo.

Dy ditë më parë, shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, ka zbardhur takimin mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama për kandidaturën e ministrit të Jashtëm. “Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit që, meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër, por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e ministrit të Punëve të Jashtme”, deklaroi shefi i kabinetit, Arben Cici.

PANORAMA 

PasPara

1 koment

  1. OPINJONIN KTU POSHTË E SHKRUAJTA PËR ELSON FROKUN PEDAGOG NË UET I CILI ME NJË SHKRIM KËRKONTE TË REAGONIM NDAJ MOSVLERSIMIT TË FIGURËS SË G. CAKAJT DHE REAGIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS.
    CUDITËRISHT, KUR PO BËHESHA GATI TA DËRGOJA, PASHË QË AUTORI PRA E. FROKU, E KISH TËRHEQUR SHKRIMIN E TIJ PËR ARSYET QË I DI AI. GJITHSESI UN PO E BOTOJ REAGIMIN TIM KTU POSHTË.

    ELSON FROKU,

    PO REAGOJ UNË (mesa duket i pari dhe i fundit ktu në MAPO) MEQË PO UA KËRKON KUJDO MENDIMIN PËR RASTIN CAKAJ.
    POR KAM NJË DILEMË:
    -KU TA KAP E SI TA MBROJ ARGUMENTIN NË FAVOR TE Z. CAKAJ?! KËRKOVA POR NUK GJETA…
    PO TA ZBËRTHEJ MENDIMIN TIM:

    1-RAMA DEKLARON SE “AI KA LEXUAR SHUM LIBRA”!!! EDHE CË PASTAJ? ARGUMENT ËSHTË KY PËR TA ULUR NË POLTRONIN E MINISTRIT TË JASHTËM NJË ANONIM 28 VJECAR?

    2-NË TË NJËJTËN LINJË ME KM PËR T’I BËRË AVOKATURËN CAKAJT TI E NGRE STEKËN EDHE MË LART KUR E CILËSON “MËNDJE TË NDRITUR”…!!!

    PO BËN HAJGARE O NJERI?
    MOS VALLË KY CAKAJ KA MARË GJË CMIMIN NOBEL PËR PAQE DHE NE SHPELLARËT E ALBANISTANIT NUK E PASKEMI DITUR?! OSE PO TË PYES UNË TY;
    NA THUAJ PAK:

    a-NË C’FUSHË ËSHTË SHQUAR KY CAKAJ PSE UNË DUA TA DI QË TA MBROJ SI TY?
    b-CILI ËSHTË KURIKULUMI I TIJ PSE EDHE UNË DUA TA MBROJ SI TY? KËRKOVA KUDO NË PORTALE POR NUK E GJETA ASKUND!!!
    c-CILAT JANË MERITAT E TIJ NË FUSHËN E DIPLOMACISË PSE ASKUSH S’DI GJË? UN JO E JO EDHE PSE DUA T’I SOLIDARIZOHEM THIRRJES TËNDE?!
    d-MOS VALLË KY ME TALENTIN E TIJ DIPLOMATIK KA EVITUAR NDONJË KONFLIKT TË ARMATOSUR RAJONAL QOFTË DHE NË NDONJË VËND TË BOTËS SË TRETË?

    -PRA NJË KRYEMINISTËR NË DEGRADIM E SIPËR PSIQIK, NXJERR NGA SHPELLA E ANONIMATIT NJË GJYNAFQAR QË DHE SHQIPEN E ARTIKULON ME SINTAKSË ANALFABETI NDËRSA ANGLISHTEN E FLET SI MUZHIK STEPASH (shih videon e të bindesh pse e ke në YouTube) E TURBULLON DYNJANË.

    MIR THOT POPULLI: Një budalla hodhi një gur në lumë, e 10 “të mençur” u morën me gurin!!! KA VETËM NJË NDRYSHIM KJO 10-SHJA KTU LART NGA TË MENCURIT E TJERË:
    TË MENCURIT E VËRTETË I BËNË DALJE FËT E FËT GURIT TË LUMIT, KURSE NË ATË 10-SHEN KTU LART BËNI PJESË VETËM TI DHE KM.

    TI JE I RI DHE PËR MË TEPËR NUK PESHON GJË, KURSE KM ME KTO MUFKA PA MBARIM QË PO KËPUT, DUKET SE FUNDIN E KA AFËR.

    ELSON,
    PO TË KISHE QËNË PAK MË I MENCUR E SHUMË MË LARGPAMËS SE C’JE, ME KTË REAGIM-THIRRJE, TË PAKTËN GJE QË DO KISHE BËRË DO ISHTE TË HESHTJE OSE MOS KISHE HIPUR NË TITANIKUN E €-DRAMËS QË PO FUT UJË NGA TË KATËR ANËT.
    MOS HARRO SE ESKOBAR-KM I KA ORËT E NUMURUARA, PO TI SI DO JUSTIFIKOHESH NESËR QË U RRESHTOVE NË MOMENTIN E GABUAR KRAH NJË KAPITENI TË FALIMETUAR. THONË SE KUR ANIJES I AFROHET MBYTJA, EDHE MINJTË (jo më njerzit), HIKIN E I LARGOHEN SA KAPITENIT ASHTU DHE ANIJES.

    DHE NË FUND NJË KËSHILLË NËPËRMJET NJË PROVERBE FRANCEZE:

    “Të flasësh është një nevojë, të heshtësh është një art”.

    PRES PËRGJIGJE!.

    TUNG!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas